Dorëzimi i kontrolluar i 1 kg kokainë në mes të Tiranës gati u kthye në një bilanc krimi.
Trafikantët tentuan të shtypin me makinë policët në momentin që blerësi i tyre rezultoi i infiltruar.
Ndërsa efektivët qëlluan me armë duke plagosur në vithe biznesmenin Enea Sulejmani.
E kamufluar mes çantës sportive ishte fshehur 1 kg kokainë në sediljen e pasme të fuoristradës Tiguan ngjyrë e bardhë me targa AB 780 MP.
Nga pas ky mjet kishte agjentët e antidrogës ndërsa thirrjes ‘ndal policia” drejtuesi i mjetit Eneo Sulejmanaj jo vetëm që si është bindur por në tentativë për tu larguar ka vënë para me makinë policët.
Në këto moment një nga tre agjentët ka qëlluar mbi Sulejmanaj dhe plumbi ka depërtuar tek doreza e derës së shoferit duke e plagosur atë në vithe.
Pas ndihmës mjekësore ai është jashtë rrezikut për jetën dhe me vendim të prokurorisë është arrestuar.
Këto janë pamjet e hetimit të bërë nga policia shkencore ndërsa veprimet e agjentëve të antidrogës kanë kaluar edhe në sitën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Së bashku me Sulejmanaj në prangat e policisë kanë rënë edhe dy shokët e tij të cilët ishin pasagjer në mjetin ku ndodhej Kokaina.
Ata janë shtetasit Shkëlqim Ostreni 26 vjeç dhe Igli Begaj 20 vjeç. Operacioni i mbrëmjes së të Enjtes ishte vijim i procedimit penal 496 vitit 2024, ndërsa veprimet e ndërhyrjes në terren në kushtet e flagrancës ishin lejuar me urdhër të prokurorisë tiranë.
Kjo sasi kokaine e sekuestruar edhe me logon AP sipas hetimeve paraprake rezulton se është marrë tek zona e “Xhamllëkut” nga Sulejmanaj dhe do të shitej tek të tjerë persona.
Por kush është personi i plagosur nga Policia?
Eneo Sulejmanaj njihet si biznesmen në fushën e bar kafeve ndërsa po ashtu është kreu i shoqatës së transportit ndërqytetës në vend, e pak kohë më parë deklaronte në media se anëtarëve të shoqatës së tij humbjet i përllogariteshin në 15 milion euro.
0 Comments: