MC Networking

Çfarë ndodh me monedhat që hedhim në shatërvanin e Trevit në Romë?

Çdo ditë, qindra turistë hedhin monedha në shatërvanin Trevi në Romë. Duke vazhduar një traditë shekullore, hedhja e këtyre monedhave mbart në vete urime për dashuri apo shëndet.

Njerëzit shpesh e injorojnë këtë gjë, por ky gjest u ofron ndihmë të vlefshme njerëzve që nuk do t'i takojnë kurrë. 

Monedhat grumbullohen për disa ditë përpara se të mblidhen dhe të transportohen në strukturën e Caritas në Romë.

Kova të mbushura me euro, paund sterlina dhe monedha të tjera përdoren për të financuar projekte sociale si dhe për ushqime për njerëzit në nevojë. 

Në vitin 2022, Caritas-i grumbulloi 1.4 milionë euro përmes shatërvanit dhe shpreson të ketë mbledhur edhe më shumë në vitin 2023.

Nxjerrja e monedhave është një spektakël më vete. 

Punëtorët nga Acea, një kompani publike e ngarkuar me menaxhimin e ujit, i mbledhin ato duke përdorur fshesa dhe tuba thithës.

Monedhat më pas i dorëzohen Caritas-it, ku thahen me tharëse flokësh dhe vende të posaçme për tharje, pastaj renditen dhe numërohen.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top