Eksperti i ekonomisë Elvin Meka tha në “Mcn Economy” që bonot mund të përdoren edhe për blerjen e pronave të ushtrisë.
Në total bëhet fjalë për afro 1000 apo 1200 objekte të ushtrisë.
Tashmë s’mund të ketë asnjë lloj justifikimi qoftë në rang qeveritar apo në rang Kuvendi për të menduar se çfarë duhet privatizuar, apo nëse duhen privatizuar. Një shifër e tillë e rreth 1000 apo 1200 objekte të ushtrisë, jo të gjitha kanë një vlerë të mirë, ose të çmueshme, ose të kërkuar nga individët, një pjesë e tyre mund të jenë edhe të papërshtatshme, por ajo që është e rëndësishme, është që do të kishim një përmbyllje të të ashtuquajturit tranzicion ekstremisht të gjatë, në momentin kur do kemi një mbyllje totale të këtyre lloj privatizimeve të objekteve të shtetit”.
0 Comments: