Gazetari Andi Tela e cilëson si protestën më optimiste atë që mbajti opozita të hënën. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Tela tha se protesta e opozitës kaloi edhe pritshmëritë e vetë demokratëve.
Opozita nga 2013 deri më sot ka bërë disa protesta. Kjo ishte më optimistja. Askush nuk kishte pritshmëri të shikonet këtë numër njerëzish në bulevard. Nga fillimi i tetorit nisi aksionin në parlament por të gjithë ishin në dilemë nëse duhej thirrur protestë apo jo.
Edhe vetë drejtuesit e PD mendonin ishalla mbledhim njerëz deri te ura e Lanës. E kaluan urën. Kjo u jep optimizëm edhe atyre.
0 Comments: