Altin Çoku 39-vjeçari i arrestuar si autori i dyshuar i cili shtyu drejt vetëvrasjes një vajzë 27-vjeçare në Kamëz pas publikimit të një fotografie të tyre intime, pretendon se nuk është ai personi që ka nxjerrë foton.
Çoku i njohur si personazh në rrjetin social TokTok, thotë se fotografinë ia ka nxjerrë një shoku i tij, pasi telefonin e mban pa kod.
Isha duke pirë kafe në lokal me një shokun tim, telefonin e mbaj pa kod.
Ajo goca me ka çuar foton mua duke më thënë mua shih se çfarë fotoje kemi bërë në hotel.
Ky e ka marrë telefonin shpejt dhe ka shpërndarë foton dhe kanë hapur adresa Tik-Toku.
Ajo është ndarë nga burri dhe ka tentuar dy herë që të mbysë veten.
Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një 27-vjeçare në Kamëz të Tiranës, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i publikuan foto intime në TikTok.
E reja ishte në proces divorci dhe ishte njohur me një personazh të TikTok-ut, Altin Çokun.
Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit Altin Çoku, 39 vjeç, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Ky shtetas dyshohet se ka publikuar një foto intime të 27-vjeçares, e cila dyshohet se për këtë shkak është vetëhedhur nga tarraca e katit të 4-t dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
0 Comments: