MC Networking

Mielli i prishur, Sinani: Shkak, mosventilimi i magazinës dhe temperatura mbi 26 gradë

52 ton miell janë bllokuar në Fier, kjo për shkak të magazinimit jashtë kushteve të sigurisë. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, mielli ruhej jashtë kushteve të përshtatshme higjieno-sanitare dhe se në ambientet e magazinimit u gjendën brejtës dhe shpendë.  

Eksperti i ushqimit, Abdyl Sinani, shpjegoi në studio se cilat janë kushtet që favorizojnë prishjen e miellit dhe  si të dallojmë bukën me ngjyrues nga ajo që është vërtet bujë integrale.

Insektet lënë vezën e tyre dhe vezë e tyre arrin deri te mielli. Vezët që janë marrë që nga ara e gruri vazhdojnë jetën e tyre. Duke vazhduar jetën e tyre, ato janë edhe kur i fut në qese. Nëse ruhet në kushtet e duhura, ato vdesin. Por në rastin konkret kjo ka ardhur si pasojë e mosgarantimit të kushteve.

Prishja e miellit si ai i misrit i jep hidhërim. Por te mielli i grurit, miza ha himen, por lë mbrapa shumë papastërtira. Këtu krijohen mikrotoksinat. Ato janë të dëmshme.

P.sh. nëse marrim pulën në market, shohim që të mos ketë ngjyrë të hirtë. Pot para së gjithash është detyrë e AKU.

Mielli kërkon ventilim në magazinë. Nëse temperatura kalon mbi 26 gradë, atëherë nis prishja. Si përfundim, çdo gjë duhet të analizohet. Ju e dini që mielli del shumë i bukur me aditivët që vinin nga Serbia, por ato janë të dëmshme.

 

Siç themi për pesticidet. Ato nuk duhet të lejohen të futen në doganë.

Mielli integral është mielli i zi. Para ca kohësh përdoreshin ngjyrues. Tani nëse do ta provosh, merre bukën fute në një gotë me ujë. Nëse ngjyroset uji ka ngjyrues.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top