Është mbyllur në barazim pa gola, pjesa e parë në sfidën Shqipëri-Ishujt Faroe.
Ishin 45 minuta të qeta, me rast të pakta për shënim. Mundësinë më të mirë Shqipëria e kishte në minutën e 36-të, kur Nedim Bajrami, pas një topi të marrë nga mesfusha, gjuan bukur në hyrje të zonës, por priti portieri mik.
Në fundin e pjesës së parë, rrezikoi edhe Myrto Uzuni, i cili lëshoi një gjuajtje të fortë me të majtën, por reagoi bukur portieri, duke i mohuar golin. Vetëm një minutë më vonë, Daku u shfaq i vetëm me portierin, por ky i fundit ia doli të reagojë mirë sërish.
Shqipërisë i mjafton ky barazim, për ta mbyllur në vendin e parë në grup.
0 Comments: