Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i lëvizjes “Thurje”, Endri Shabani, tha se në Shqipëri ka ardhur koha që politika e vjetër t’i lërë vendin të resë. Shabani tha se e njëjta gjë vlen edhe për median, çka u bë shkak për një debat me gazetarin Ylli Rakipi.
Rakipi - Ti je askush!
Shabani - Ama nuk kam asnjë kusur mbi supe!
Rakipi - Si mund të kesh kusure, kur nuk je askushi?
Shabani - Hapu rrugën të rinjve se ka gazetarë të rinj.
Rakipi - Le të vijnë, nuk e bëjnë dot! Unë të kam ftuar se thua të ikë Sali Berisha. Të kam thirrur të flasësh si politikan. Sa vota ke marrë?
Shabani - 11 mijë vota.
Rakipi - Asgjë nuk janë, ti je një hiç. Përse do vish për shqiptarët? Ti je këtu dhe nuk po thua asgjë.
Shabani - Për ta shpëtuar Shqipërinë nga ju.
Rakipi - Po ca lidhje kam unë?
Shabani - Sepse ti je pjesë e kësaj!
Rakipi - Çfarë përfaqëson ti?
Shabani - Përfaqësoj një brez që ka lindur dhe është rritur me ty në TV.
Rakipi - Berisha ka ikur, ti nuk vjen dot.
Shabani - Ty nuk të nderon që u thua njerëzve ti nuk vjen dot.
Rakipi - Sa vjet ke në politikë?
Shabani - Dy!
Rakipi - Sa votues ke?
Shabani - Janë 11 mijë njerëz që nuk të kanë dëgjuar ty.
Rakipi - Jam i sigurt që më kanë dëgjuar se audienca ime është më e mira.
Rakipi -Pse më gënjen mua kamë dy vjet në politikë. Ke qenë me Kreshnik Spahiun.
Shabani - Kur AK u bë parti nuk kam qenë anëtar. Kam mbështetur kauzat e tyre.
0 Comments: