MC Networking

Origjina e Gjuhës Shqipe/ Akademia e Shkencave Shqiptare unison me Akademinë e Shkencave të Serbisë (VIDEO)

Vetëm pak ditë më parë, u rizgjodh në detyrë si kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi.

Zgjedhjet u zhvilluan përmes një procesi të mbyllur, pa praninë e mediave dhe pa garë, ku Gjinushi, një politikan në pension, mori 98 përqind të votave.

Gjuhëtari Agron Dalipaj në një intervistë për emisionin “Xhadat” akuzon Akademinë e Shkencave se mbështet tezat e Akademisë së Shkencave të Serbisë në lidhje me origjinën e gjuhës shqipe.

Dalipaj tha se profesorët Rami Memushaj e Xhevat Lloshi menjëherë sapo doli përfundimi i revistës amerikane "Science" se gjuha shqipe është 6000 vjet e folur pa ndërprerje, deklaruan se "shqipja është e vjetër 1500 vjet e jo 6000 ".

Lidhur me këtë Dalipaj thotë se asnjë akademik nga Akademia e Shkencave nuk doli të përgënjeshtrojë ato çka thanë dy profesorët e lartpërmendur. Sipas tij albanologjia zyrtare e Tiranës është në unison me Akademinë e Shkencave të Serbisë, për origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre! 

Për Dalipaj-n, albanologjia zyrtare e Tiranës është e gjitha në shërbim të interesave sllave duke theksuar se është një institucion antishqiptar. Kjo pasi Akademia e Shkencave nuk pajtohet me rezultatin shkencor të pakontestueshëm të 32 shkencëtarëve amerikanë të revistës "Science" për vjetërsinë e gjuhës shqipe.

 

  • Comments

1 Comments:

  1. Default User Picture
    Luftulla Peza (not verified)Oct 24, 2023 19:20 PM

    Ne kuptimin e vertetbt fjales nuk kemi institucion q t mbroj e zhvilloi historin e kulturen ton t lasht. Nuk kemi akademik q prodhojn shkenc per popullin qe i paguan por kemi akademije qe si kiu vec han nga populli e sjapi asnje studim. N akademi jan cuar politikisht lidhur me familjen e Enverit apo...sic est psh Pelluˇb Xhufi. Hypi her ambasador n Rome her diplomat n Rambuje, per te detyruar delegacionin e Kosoves te firmoste marveshjen per te mbetur nen Serbin. megjthse nuk est bir deshmori e vun antar I kryesise organizates kombtare t deshmorve. Mjer deshm oretbe shkrete! Ky xhufi kiufiu tani po shkruan historin e shqiptarve por pa pjesen e lashtesise e cila nderon shum shqiptaret. N ket pjes ben pjes edhe Homer me Iliaden e Odisen. Homeri shek 8 pes vleresohet shkrimtari me t cilen nis letersia perendimore, por me te nis edhe letersia shqipe. Iliada fillon me fjalen Menin e Odisea me fjalen Andra por fjal te tjera shqipe ka shum . Ka edhe fjale q s i njohim. Por Homeri keshtu jep origjinen pellazgjike t gjuhes son e popullit tone. Kjo nuk ju intereson disa t huajve e as Xhufit.

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top