MC Networking

CV-të e tetë prokurorëve në garë për SPAK

BLEDAR MAKSUTI

- I lindur në Elbasan dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 1999.

- Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që nga viti 2012.

- Gjatë periudhës 2010-2012 është komanduar në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitet 2008-2010 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Kurbin.

- Ka ushtruar funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore përgjatë periudhës 2002-2008 në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Përgjithshme, si dhe po ashtu funksione të ndryshme në OSBE, IRC, EUMM përgjatë 1999-2001.

- Zotëron gjuhën Angleze (diplomë pas Universitare në Mbretërinë e Bashkuar) dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

- Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

OLS DADO

- I lindur në Tiranë dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 1995.

- Aktualisht ushtron detyrën e Prokurorit në SPAK që nga muaji Mars viti 2023.

- Gjatë periudhës 2020-2023 ushtron funksionet e Ndihmës Magjistratit në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitet 2018-2019 ka ushtruar detyrën e Shefit të Seksionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku mban detyrën e prokurorit që nga viti 2010.

- Ka ushtruar funksionin prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec përgjatë periudhës 2008-2009, si dhe në vitet 2005-2008 aktivitet privat Noteri, 2002-1995 ka mbajtur funksionin e juristit në institucione si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Bashkia Durrës AMC dhe Ministria e Punës.

- Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

- Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

SONILA MUHAMETAJ

- E lindur në Kukës dhe e diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 2003, përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror 2006, fituar titulli Avokat në vitin 2018.

- Aktualisht me detyrë e Prokurorit në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që nga muaji maj i vitit 2023

- Gjatë periudhës Shtator 2022 deri në Maj 2023 ka ushtruar detyrën e Shefit të Seksionit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku ka mbajtur detyrën e prokurorit gjatë periudhës Dhjetor 2018- Shtator 2022, po ashtu ka ushtruar funksionet e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë për disa muaj dhe në periudhën 2016-2018 në Prokurorinë për Krime të Rënda, 2006-2016 në detyrën e Prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë.

- Mars 2004-Tetor 2004 funksionare në SHISH.

- Zotëron gjuhën Angleze, Franceze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

- Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

ALBERT KULIÇI

- I lindur në Tropojë dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 2007, përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2011.

- Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që nga Qershori i viti 2023.

- Gjatë periudhës Janar 2021 deri Qershor 2023 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku gjatë viteve 2017-2021 ka mbajtur postin e Zëvendës Drejtuesit të Prokurorisë dhe Shefit të Seksionit.

- Ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë përgjatë periudhës 2011-2021, si dhe po ashtu Prokuror në Stazh përgjatë periudhës Tetor 2010 deri në Dhjetor 2011, ndërsa Shkurt 2008- Shtator 2008 ka mbajtur pozicionin e Juristit.

- Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

- Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

KRESHNIK AJAZI

- I lindur në Gramsh dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 2007, përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2011.

- Aktualisht mban detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan që nga Dhjetori i vitit 2019, ku ka mbajtur detyrën e prokurorit që nga Shtatori i 2019.

- Gjatë periudhës Maj 2018- Shtator 2019 ka ushtruat detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa nga periudha Prill 2017-deri në Maj 2018 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Tiranë, Elbasan, Kavajë.

- Ka ushtruar funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë në periudhën Prill 2012 deri në 2017, si dhe po ashtu funksionin e prokurorit në Vlorë përgjatë Tetor 2009 deri në Prill 2012.

- Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

- Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

ANITA JELLA

- E lindur në Dibër dhe e diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudencë në vitin 1999 përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2002.

- Aktualisht mban detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës që nga Maji i vitit 2018, ku ka ushtruar detyrën e prokurorit që nga Maji i 2017.

- Gjatë periudhës 2008-2018 me detyrë prokuror në Prokurorinë e Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, 2007-2008 në Prokurorinë e Elbasanit, 2003-2007 Drejtuese në Librazhd, ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Elbasan nga 2001-2003.

- Zotëron gjuhën Angleze (diplomë pas Universitare në Mbretërinë e Bashkuar) dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

- Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

NDINI TAVANI

- I lindur në Berat dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, dega Jurisprudence në vitin 2001 dhe ka përfunduar Trajnimin Fillestar si Magjistrat Prokuror në vitin 2006.

- Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë që Tetori i vitit 2012.

- Gjatë periudhës 2008-2012 është Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ndërsa në Janar- Prill 2008 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor Lushnjë, 2006-2007prokuror në Durrës.

- Ka ushtruar profesionin e Avokatit në vitet 2002-2004, Magjistratura (2004-2006) Jurist (1997-2001) Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës.

- Zotëron gjuhën Angleze dhe Italiane, si dhe aftësi të mira të përdorimit të programeve të ndryshme kompjuterike.

- Trajnime të ndryshme Vazhduese nga Shkolla e Magjistraturës, gjatë ushtrimit të detyrës si prokuror.

PALI DEÇOLLI

- I lindur në Durrës dhe i diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në degën Jurisprudence në vitin 1996.

- Aktualisht me detyrë Prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës që nga viti Janari i vitit 2018.

- Gjatë periudhës Nëntor 2017- Janar 2018 është komanduar Drejtues në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Prill 2015 deri ne nëntor 2017 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Rrethin Gjyqësor po në Fier, ndërsa në Shkurt-Prill 2015 prokuror në e Durrës, Qershor 2012-Shkurt 2015 prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

- Ka ushtruar funksionin e Oficerit të Policisë Gjyqësore përgjatë periudhës Tetor 1998 deri në Qershor 1012 Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, si dhe jurist në INSIG Durrës përgjatë Shator 1996-Tetor 1998.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top