Me kërkesën e palës britanike qeveria shqiptare ka dhënë dritën jeshile kundrejt një pakete financiare 5 milion euro për të pranuar të dënuarit shqiptarë në Britani, të shlyejnë pjesën e mbetur në Shqipëri.
FactCheck sjell një kopje të marrëveshjes përcjellë nëpërmjet ambasadës britanike ku rezulton se kosto e një të dënuarit është përllogaritur 36.5 euro dita.
Kjo faturë për dy vitet e para do të paguhet nga qeveria britanike dhe më pas palët do të rinegociojnë.
Por sa është numri i të dënuarve që do të rikthehen në Shqipëri këtë herë me pranga?
FactCheck mëson se në momentin e diskutimit të marrëveshjes është rënë dakord për një numër prej 200 të dënuarish.
Për cilindo do nga të dënuarit shqiptarë që ndodhet në burgjet britanike, së pari ai do duhet të plotësojë deklaratën duke shprehur vullnetin të vij në Shqipëri. Në të kundërt ai do të vazhdojë të shlyej dënimin e mbetur atje.
Qeveria Britanike siç dhe shihni në këtë faksimile, angazhohet “të sigurojë 5 milionë € gjatë kohëzgjatjes së arranxhimit të propozuar. Kjo do të realizohet nëpërmjet një projekti ose projektesh të menaxhuara nga Ambasada Britanike në Tiranë, të cilat do të mbulojnë investime kapitale si pajisje, të cilat mund të përfshijnë, por nuk kufizohen në pajisje rehabilitimi të personave të dënuar, duke përfshirë seminare, rinovimin e ambienteve të personave të dënuar, automjetet, pajisjet e sigurisë (4 milionë €) dhe ndarja e ekspertizës dhe trajnimit teknik (1 milion €) me Drejtorinë e Burgjeve Shqiptare dhe gjyqësorin shqiptar.
Aktivitetet e projektit do të propozohen nga Drejtoria e Burgjeve Shqiptare dhe një plan i përbashkët i zbatimit të programit do të miratohet brenda 2 javëve në përputhje me objektivat dhe rregulloret e financimit të programit. Realizimi i projektit nuk do të kërkojë asnjë kontribut financiar nga Republika e Shqipërisë.
Kjo faturë financiare prej 5 milion euro detyron Shqipërinë për “pranimin e të dënuarve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar gjatë periudhës 2-vjeçare të këtij arranxhimi.
- përdorimin e ekspertizës së ofruar nga Mbretëria e Bashkuar për të ndihmuar në gjenerimin e kapaciteteve dhe efikasitetit për të mbështetur zbatimin e këtij arranxhimi’
- të bërë çdo përpjekje për të shmangur vonesat e panevojshme burokratike ose të tjera.
Me dakorësinë e palëve, kjo marrëveshje pritet të sjellë në Shqipëri afro 40 të dënuarit e parë përgjatë muajit tetor, ndërsa në shtator të këtij viti është parashikuar firmosja e saj zyrtare ndërmjet qeverive të dy vendeve.
Array
0 Comments: