Eksperti i ekonomisë, Pano Soko deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se sipas deklaratave të ministres së ekonomisë ditën e sotme, kuptoi që rritja e plotë e pagave do të fillojë në vitin 2025. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Soko tha se Shqipëria vijon të ketë rritje ekonomike anemike pasi nuk shfrytëzon të gjithë sektorët duke qenë se bazohet vetëm tek turizmi dhe ndërtimi që zënë vetëm 1/6 ekonomisë ndërkohë që pjesa tjetër është në stanjacion.
"Rritja e plotë e pagave do fillojë në 2025. Këta i rritën pagat e tyre, pagat e deputetëve, ministrave, ndërsa të tjerët do presin. Kjo është ajo që më bëri përshtypje veç shifrave të thata.
Vijojmë me rritje ekonomike anemike pasi nuk shfrytëzojmë sektorët tanë. Turizmi zë 8% të PBB-së dhe ndërtimi 5% të PBB-së. E bazojmë rritjen nën dy sektorë që nuk zënë as 1/6 ekonomisë. Pjesa tjetër është në stanjacion. Kemi pa shfrytëzuar bujqësinë, është sektori që zë pjesën më të madhe në ekonomisë. Kemi dhe shërbimet. Për vende në zhvillim rritja nën 3% është pak".
0 Comments: