MC Networking

Skandali i zaptimit të ish-depos së minave nga Porti MBM, Ministria e Mbrojtjes dështon të mbrojë pronën e saj në Porto Romano

Pavarësisht se kanë kaluar tre muaj nga zbulimi skandalit të zaptimit të Ish Depos Së Minave Detare në Porto Romano nga konçesionari Port MBM, intitucionet kanë dështuar që prona te kthehet sic ka qënë. Porti MBM për nevoja të zgjerimit të aktivitetit ka kryere punime në pronën e ushtrisë duke e asfaltuar, prishur depot dhe hedhur çakull pa marrë asnjë leje tek isntitucionet. Kompania koncesionare e Porto Romanos Porti MBM zotërohet në 99% të aksioneve nga grupi Adriatic Bay Investment, ku shumicën 65% të aksioneve në këtë grup e ka shoqëria Kastrati dhe 35% Europetrol. 1% e këtij koncesioni zotërohet nga Salillari. Kamera e emisionit Kronos ishte serish në Porto Romano dhe verifikuam se ministria e mbrojtjes, forca detare apo policia ushtarake nuk kanë marrë masa që toka të rrethohet dhe të nxirren jashtë sipërfaqes prej 52 mijë metrash katrore mjetet e firmës. Ministri i Mbrojtjes në dalje e tij për mediat gati tre muaj më parë tha në prokurorinë e Durrësit nga ana e institucionit që ia drejton ishin bërë tre kallëzime, duke e quajtur të kryer detyrën e tij. “Kemi mosveprim të minsitrisë së mbrojtjes në këtë rast. Dua ti kujtoj ministrisë së mbrojtjes ligjin për policinë ushtarake i cili eshte taksativ dhe i qartë. Percakton në nenin 2 që policia ushtarake ka mision të saj mbrojtje e pronës shtetërore në admnsitrim dhe përdorim të misnitrisë mbrojtjes dhe forcave të armatosura. Kurse neni 33 pika L thote që policia ushtarake mbron prona në përdorim të minsitrisë së mbrojtjes dhe frocave të armatosura dhe pika GJ realizon me urdhër të autoritetit epror që është shefi i shtabit të përgjitshëm lirimin e pronave në admnsitrim ose në përdorim të ministrisë së mbrojtjes të zëna forcërisht”, tha Artur Meçollari, ish-drejtues i forcës detare. Çështja tashmë është në dorën e prokurorisë së posaçme SPAK e cila pas publikimit të emisionit “Kronos” të datës 23 mars, nisi hetimet duke ia bashkuar këtë rast hetimit që ka për bazën detare të Sarandës. SPAK 6 ditë pas transmetimit të këtij emisioni i ka kërkuar televizionit MCN të vendosë në dispozicion të hetuesve çdo lloj materiali, por kryesisht ato filmike bruto.
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top