MC Networking

Mirlind Daku merr pasaportën shqiptare, gati për kombëtaren kuqezi

Mirlind Daku mund të jetë prurja e re në kombëtare shqiptare të futbollit. Sulmuesi nga Kosova, është pajisur më pasaportë shqiptare dhe është gati për kombëtaren kuqezi. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sulmuesin Mirlind Daku dhe mund të luajë me skuadrën e Sylvinhos pa asnjë problem. Në fakt, sulmuesi 25-vjeccar e ka shprehur edhe më parë dëshirën për të luajtur me Shqipërinë dhe duket se kjo do i realizohet shumë shpejt. Në sezonin e fundit, Daku ishte pjesë e skuadrës së Mura në Slloveni, ku regjistroi statistika të shkëlqyera, me 19 gola të shënuar dhe dy asiste, në 33 ndeshje.
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top