MC Networking

Siguria rrugore në programin mësimor, Gonxhja: Historike, marrëveshja me standardet e BE (VIDEO)

Drejtori i DPSHTRRR në MCN Live ka komentuar lidhur me sigurinë rrugore e cila tashmë pas firmosjes së marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit do të bëhet pjesë e programit mësimor.

Ai tha se kjo marrëveshje është historike dhe plotëson standardet e Bashkimit Evropian dhe se është një sfidë me shoqërinë pasi ka Atë bëjë me sigurinë e jetës. Sipas tij, bashkëpunimi për edukimin është shumë i rëndësishëm.

Jam krenar për ekipin, ministria e arsimit është një institucion që ka si mision kryesor edukimin dhe formimin në shkolla që do të thotë që futja e lëndës së edukimit të trafikut, për edukimin e qytetarëve për edukues rruge është një akt historik. Ngjan si shumë marrëveshje të tjera rutine, por përfitimet do të jenë në dekadat që vijnë dhe natyrisht në atë që do ta bëjë që të jetë një investim që do të prekë breza e breza dhe sanksionon unifikimin e një materiali edukativ i certifikuar me parametrat evropian. Do të jetë për të gjithë përdoruesit e rrugëve, nga klasa e parë deri në të 12 dhe do e përgatisë atë për të çimentuar tek fëmija dhe nxënësi por dhe për ta siguruar se nocionet bazë qoftë si pedalues, këmbësor apo drejtues mjeti, kjo do të jetë më e përforcuar. Nuk ka qenë bërë deri tani nga klasa e parë deri në të 12 dhe kjo ka shumë rëndësi sepse një mësues e di ndryshe, ka qenë sporadike, dhe shumë e kufizuar dhe prandaj është hera e parë që serioziteti me të cilën është marrë kjo sfidë që ka bërë me cilësinë e jetës me vetë jetën dhe ky seriozitet nuk është bërë asnjëherë dhe është një hap historik.

Në vijim ai theksoi se nuk ka qenë e lehtë arritje kësaj marrëveshje sepse bashkëpunimi me këtë institucion ka qenë zero, dhe kjo punë ka nisur në kuadrin ligjor rregullator.

DPSHTRR ishte një promotor, gjenerator, sepse këto tema gjithmonë janë të bukura për tu thënë por kur vinte puna te financimi dhe hapave konkrete kjo ndërmarrje përgjegjëse kryesore e kishte të pamundur të vepronte, prandaj në këtë aspekt nisi me ndryshimin e kodit rrugor, shkuam në rregullimin e udhëzimit dhe tani prej dy vitesh DPSHTRR vërtetoi dhe ndaj partnerëve tanë se këtu kemi të bëjmë me një grup shumë profesional. Ka ndryshuar gjithë shërbimi, gjitha qasja, vetëm testimi do ishte një gjë gjysmake. Bashkëpunimi për edukimin ka një efekt që është i jashtëzakonshëm.

Gonxhja ha se jemi më shumë aktorë në fushë dhe i qëndrojmë se shkollimi në autoshkollë është thelbësore, por mësim pa kosto nuk mund të ketë. A9 theksoi se kanë qenë të hapur dhe kemi bërë dhe slide, pasi sipas tij, testi jonë ka qenë absurd ndër shumë prej shërbimeve që ishin përtokë.

Ne gjetëm një test që dhe sikur të mësonim nuk e kalonim dot, e kemi pastruar testin nga absurditeti, sot kemi me miliona simulime online që janë për telefonat më frekuent, ne jemi sot në aplikacion simulimesh që s’do bëheshin nëse nuk do besonin te mësimi. Testi është koherent për një rezultat të merituar. Haku në DPSHTRRR është i merituar. Janë sot mbi 318 persona që i janë nënshtruar ritestimit dhe prej tyre e kanë marrë vetëm 40 veta lejen e re për pikët e humbura. Vetëm 10% e tyre e kanë rifituar lejen e drejtimit. Kjo tregon sa pak mësojnë, dhe se sot nuk lëshohet pe.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top