MC Networking

Cakrani: Burgjet kanë nevojë për ligj special rehabilitimi. Më shqetësojnë rusët që po investojnë në bregdetin e Jugut

Blerja e ushqimeve me tabletë dhe pagesa me llogari bankare është nisma më e re në burgje.

Avokati Kujtim Cakrani duke folur në “FactCheck” thekson se sistemi ynë peritencial s’ka nevojë për reklama, por për një ligj special që rehabiliton të dënuarit.  

Problemi qëndron që të burgosurit kanë nevojë të ushqehen, për ndihma sociale nga shteti, por edhe për një ligj special të veçantë që të rehablitohen. Burgu s’i rehabiliton. Në burgjet shqiptare nuk funksionon arsimimi. Nuk ka shkolla. Në burgjet europiane ka shkolla të mesme dhe universitet. Qëllimi kryesor i shoqërisë është që të rehabilitojë.  Një 21-22 vjeçar që hyn në burg për  një vepre penale që e ka bërë padashje në kushte adoleshence, dhe që andej duke qenë në ambient të papërshtatshëm pastaj del me mendësi të tjera. Sistemi ynë peritencial  s’ka nevojë për këto reklama, por ka nevojë për ndërhyrje në themel të ligjeve peritenciale  të vendeve të BE”.  

Lidhur me blogeren Stevana Timofoeeva që dyshohet për spiunazh, Cakrani tha se i duket më shumë një çështje e montuar.

Ai ngre shqetësimin mbi rusët që po investojnë në bregdetin e Shqipërisë.

Nëse s’do ishte lufta në Ukrainë, s’besoj se ndaj këtyre dy shtetasve do kishte këtë sjellje prokuroria apo shteti shqiptar. Do lejonte ekstradimin, madje s’do t’i kishte arrestuar fare, por do t’i trajtonte si turistë. Jam i shqetësuar që në Jug të Shqipërisë shumë miliarderë rusë po blenë apartamente. Po blejnë motele, hotele. Në Vlorë do gjeni me qindra rusë që po investojnë në bregdetin e Shqipërisë. Ne s’e dimë a janë turistë, apo agjentë që instalojnë këtu bazat në Shqipëri. SHISH duhet të merret më shumë me gjëra të padukshme, se sa me gjërat e dukshme. Më duket më shumë një çështje e montuar. Një montim juridik se sa çështje konspiracioni apo spiunazhi”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Cakrani: Burgjet kanë nevojë për ligj special rehabilitimi. Më shqetësojnë rusët që po investojnë në bregdetin e Jugut | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.