Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Ajo është marrë në pyetje lidhur me padinë e opozitës për privatizimin e pronave të ushtrisë.
Në një prononcim për mediat Xhaçka tha se nuk ka pasur asnjëherë shkelje ligji gjatë ushtrimit të detyrës si ministre e Mbrojtjes.
Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Padiskutim që jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar, luftuar, e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim. Patjetër është mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia edhe shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike, por edhe alarmi falas që asate që kanë qendruar mes ndryshqeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë. Nuk ka pasur asnjëherë asnjë shkelje ligji, gjithmonë në funksion të detyrës”.
0 Comments: