8 marsi, festë apo protestë?
Kjo është pyetja e cila drejtohet sot nga të gjithë në këtë ditë të Gruas.
Teksa gjatë gjithë vitit flasim për dhunën në familje, një fenomen shumë i përhapur në vend, për avokaten Vasilika Hysi, dita e sotme duhet të jetë ditë proteste jo feste.
Në “MCN live”, ajo u shpreh se duhet të protestohet sot për barazi dhe të drejta gjinore në vend.
8 marsi, dita e sotme nuk është për të festuar por për të protestuar për barazinë gjinore për të gjitha të drejtat e veta të përbashkëta me gjininë e kundërt.
Mënyra e zgjedhur nga zonjat në një farë mënyre konsiderohet se do të shkojnë për të drekuar, në një farë forme edhe protestojnë aty sepse diskutohen edhe problematikat që janë shpesh në jetën e përditshme për dhunë në familje, në punë, diskriminimin në forma të ndryshme.
Sipas avokates Hysi, institucionet kane dështuar në mbrojtjen e gruas në vend.
Rastet e dhunuesve pas kryerjes së dënimit, nuk trajtohen më nga institucionet dhe rastet shkojnë në përsëritje.
Në të gjitha rastet e dhunës ndaj gruas, asnjë nga institucionet në vend, si Ministria e Drejtësisë, ajo e Mbrojtjes Sociale, nuk kanë marrë asnjë rast ta trajtojnë rast pas rasti.
Pavarësisht se dhunuesit duhet të marrin dënimet, ata duhet të trajtohen sepse me të përfunduar dënimet e tyre, kur dalin e përsërisin dhunën. E gjithë kjo sepse ata nuk janë trajtuar, nuk është problemi i dënimit të butë ose të fortë, porse ata nuk trajtohen nga ana psikologjike nga institucionet në vend.
Trajtimi nga gjykata është në mënyrën më të mirë por nga institucionet janë masa të tjera në varësi të rasteve dhe këto pas vendimit të gjykatave, më tej nuk bëhet asgjë. Institucionet kanë dështuar.
Në momentin që jepet urdhri për ndalim, institucionet duhet të marrim masa për trajtim të tyre në mënyrë psikologjike, por në këto institucione nuk kanë asnjë lloj vendimi pas asaj të gjykatës. E vetmja masë është marrja e vendimit, përcjellja e këtij vendimi në policinë e zonës, dhe kaq, nuk ndiqen më si raste dhe këto sjellin pasoja shumë më të rënda më pas.
1 Comments: