Qamil Dika, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, sheh nxitjen e turizmit mjekësor në vend si mënyrën më efikase për të frenuar largimin e mjekëve nga Shqipëria. Në studion e MCN TV, Dika tha se rritja e pagave për mjekët e specialiteteve është një mekanizëm efektiv, por jo i mjaftueshëm.
Rritja e pagave është një mekanizëm frenimi i kësaj vale ikjeje. Më shumë duhet bërë në këtë drejtim, në drejtim të pagave me standarde më të larta. Kam bindjen që frenimi i largimit të mjekëve vjen nga vetë sektori. Nga politikat shëndetësore në vend që mund të jenë atraktive dhe joshëse në drejtim të mjekëve të rinj. Do të doja të thoja që nëse ne shohim që largohen mjekët, nuk e shohim këtë në të njëjtat ritme me stomatologët. Madje, mjekë të huaj hapin klinika këtu. Ndoshta është momenti që qeveria të subvencionojë mjekët e rinj për të hapur bizneset e tyre që të jenë konkurruese edhe në nivel ndërkombëtar duke ofruar një dimension të ri të turizmit mjekësor.
Politika ka mekanizmat përmes të cilave kërkon të zgjidhë problematikat. Herë janë detyruese, herë nuk tingëllojnë në mënyrën e duhur. Unë gjykoj që mjekët e rinj duhet të gjejnë skema mbështetëse dhe orientuese për të ofruar shërbimet e tyre. Shtrëngimi për të punuar në spitalin e Lezhës apo Gramshit janë të tepruara.
0 Comments: