Analistja Anduena Llabani ka folur në MCN Live mbi çështjen e Alda Klosit, ish-zyrtarja e cila është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Apelit. Sipas Llabanit kjo masë sigurie është shtyrë më shumë nga opinioni publik se sa nga shqyrtimi i provave të Prokurorisë. Llabani thotë se ka pasur dëshmi kontradiktore mes djalit të Rozeta Dobit dhe vetë sanitares. Ajo zbulon se seanca për Klosin është mbajtur në kushte të jashtëzakonshme, ku kjo e fundit qante e mbështjellë në një batanije.
Vendimi i Gjykatës së Shkallë të Parë për ta lënë Alda Klosi në qeli, ka qenë më shumë i shtyrë nga opinioni se nga shqyrtimi i provave të Prokurorisë. Edhe seanca për rivlerësimin e masës në Shkallën e Parë ka qenë në kushte të jashtëzakonshme, edhe për faktin e gjendjes së rënduar psikologjike të Klosit dhe kushtet fizike ku ajo ndodhej. E pandehura Klosi ka qëndruar për 20 minuta e mbështjellë me një batanije duke qarë, edhe për faktin që ka dy fëmijë të mitur dhe një nënë të verbër. Presioni ka qenë një arsye pse gjykata ka qenë e stepur për të dhënë një masë më të butë, arresti shtëpiak. E pandehura është në kushte të disfavorshme, pasi prokurorët kanë në dorë dëshminë e sanitares, por ka edhe një dëshmi kontradiktore të djalit të Rozeta Dobit. Havier Dobi ka dhënë një deklaratë duke ballafaquar shumë fakte që mamaja kishte dhënë në Prokurori. Ka qenë një diskutim mes prokurorëve për t’i dhënë Rozetës status prej bashkëpunëtorë. Nuk e di nëse aktualisht e ka marrë statusin e bashkëpunëtores së drejtësisë. Por dëshmia e Havier Dobit ka qenë në kundërshtim me atë që nëna e tij ka thënë. Nga informacionet flitet për një vjedhje të pastër në shtëpinë e znj. Klosi.
Nga të gjithë deklarimet që janë dhënë nga znj. Dobi tre ditë me radhë, në të gjitha deklaratat ka hedhur pretendimet se paratë i ka shpëtuar nga shtëpia e znj. Klosi. Prokuroria e Tiranës, deri në momentin që i kërkoi gjykatës arrestimin e znj.Klosit nuk ka pasur informacion mbi faktin nëse këto para i përkisnin të gjitha znj.Klosi. Ajo është mbajtur nën mbikëqyrje. Është fakt sot që znj. Dobi ka kryer vjedhje edhe në shtëpi të tjera”.
Ndërkaq, Llabani tha se organi i akuzës është në kërkim të ish-bashkëshortit të znj. Klosi si një person në dijeni, dhe fakti që ai është larguar nga Shqipëria mund të jetë një rrethanë rënduese në hetim.
Rozeta Dobi ka folur për prokurorët vetëm pasi u ndërrua avokati, pasi avokati i mëparshëm nuk e lejoi që të japë asnjë deklaratë. Prokurorët thanë se dëshmia e saj ka qenë e domosdoshme për hetimin. Ka përfshirë shumë njerëz në këtë dëshmi. Ka një gjë që nuk shkon në këtë histori. Pavarësisht se çifti ishte ndarë, kjo (Rozeta Dobi) pastronte edhe shtëpinë e Klosit dhe të ish-bashkëshortit. Po flas për një bashkëpunim të mundshëm. Sanitarja tha se kishte frikë dhe ishte nën trysni. Prokuroria është në kërkim të ish-bashkëshortit të znj. Klosi si person në dijeni. Fakti që ai është larguar mund të jetë një rrethanë rënduese. Deklaratat që ka dhënë sanitarja e përfshijnë ish-bashkëshortin. Fakti që ai është larguar për Prokurorinë do të thotë di diçka. Tregon që diçka po fsheh.
0 Comments: