MC Networking

Braktisja e fëmijës në lumin Kir/ Tushe për FactCheck: Akt makabër, shoqëria shqiptare nuk i ka të tepërt fëmijët, ka zgjidhje, jo të vriten

Akt makabër e ka cilësuar sociologu Gëzim Tushe, rastin e para pak javësh teksa një nënë e re nga Shkodra, braktisi në lumin Kir të birin e sapolindur, duke gënjyer edhe më pas për mënyrën se si rrodhi ngjarja deri te dita tragjike.

Sipas tij, në këto raste, duhet kuptuar që ka zgjidhje institucionale për nënat që braktisin dhe nuk di duan fëmijët, e jo të kalojnë në akte ekstreme.

Ky është një akt makabër që i ndodh shoqërisë tonë. Ka zgjidhje tjera, ka alternativa të tjera, nuk e bëjnë kafshët që të vrasin krijesat e tyre, aq më pak një nënë që e ka instinktin më të fortë për mbrojtjen e fëmiut të saj.

Me ketë rast dhe raste të tjera që ndodhin do doja të them njerëzve se ka zgjidhje për këta fëmijë dhe shoqëria shqiptare nuk i ka të tepërt këta fëmijë, shoqëria, institucionet do ta mbajë e jo ti vrasin e ti braktisin.

Është një hakmarrje e përbindshme, sa mund të bësh përtej kësaj, të bësh vrasjen e një fëmije të sapolindur.

Të gjitha institucionet duhet të kishin dal me vlerësimet e tyre dhe për të marrë të gjitha masat që ai fëmijë sot të shpëtonte dhe do ishte marrë në mbrojtje dhe ajo do gjykohen për tentativë vrasjeje.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top