MC Networking

Dialogu, Rustemi: Nuk kemi kohë për të humbur, integriteti mbetet i panegociueshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rustemi, thotë se Kosova vijon të jetë e gatshme për dialog me Serbinë, por ajo që mbetet e panegociueshme është integriteti i vendit. Në studion e lajmeve përmes Skype-it, Rustemi tha se minoritetit serb i janë njohur të gjitha të drejtat prej kohësh, por Serbia kërkon t’i territorializojë ato përmes asociacionit njëetnik.

Krahas progresit, Kosova është përballur edhe me sfida. Ne përballemi me rreziqet që paraqet fqinji ynë verior, që nuk e ka fshehur përpjekjen për ta luftuar shtetësinë e Kosovës nga jashtë dhe nga brenda. Ne jemi të vetëdijshëm se çfarë synon Serbia. Ajo përpiqet të destabilizojë veriun për të destabilizuar Kosovën. Serbia nuk ka hequr dorë nga politikat e saj, nuk është distancuar nga shovinizmi i Millosheviçit.

Është paralajmëruar një takim i nivelit të lartë më 27 shkurt. E kemi pritur edhe më herët sepse nuk kemi kohë për të humbur. Integriteti i Kosovës është i panegociueshëm për ne.

Serbët janë më pak se 4% e popullsisë së Kosovës. Kjo pjesë e popullatës ka nën administrim 10 komuna nga 38 të tilla që ka vendi. Kanë 10 vende në Kuvend. Çdo ligj që prek interesat e tyre vitale duhet të kalojë në shqyrtim të dyfishtë.

Kur flasim për të drejta të pakicave, serbët janë të privilegjuar. Serbia po kërkon t’i territorializojë këto të drejta përmes asociacionit. Të njëjtit që na kanë thënë se Kosova duhet të jetë multietnike, tani na kërkojnë asociacion njëetnik. Serbët nuk duan të jenë pakicë askund.

KREDO
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Dialogu, Rustemi: Nuk kemi kohë për të humbur, integriteti mbetet i panegociueshëm | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.