MC Networking

Gështenja: Protesta duhet të jetë rezistente. Projektligj për aplikacionin “Aktivisti”, pres të kalojë në mënyrë të përshpejtuar (VIDEO)

Deputeti demokrat Lefter Gështenja për kërkesën e opozitës për mocion me debat ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen “McGonigal”, thotë se kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj për praninë e kreut të qeverisë, u refuzua.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se gjithçka bëhet për të fshehur gjithë sa ka ndodhur në atë që e quajti skandalin më të madh në 32 vitet e fundit, ku Kryeministri përfshihet në një skandal me një nga drejtuesit më të lartë të FBI dhe në lobim për të ekzekutuar opozitën shqiptare.

Gështenja tha se secili duhet të japë llogari nëse shkel ligjin, qoftë dhe Lulzim Basha.

Konstatoj nga mediat shqiptare sikur kjo është një akuzë e disa njerëzve hallexhinj të opozitës që bëjnë zhurmë kot.

Akuza e ngritur ndaj zotit Rama është bërë në një dokument të drejtësisë amerikane ku zoti Rama citohet 14 herë, që ka takuar minimumi 5 herë një zyrtar të lartë të FBI.

Në prezencë të Kryeministrit kanë qenë dhe dy persona të tjerë, njëri këshilltar i jashtëm i Kryeministrit, që nga Kryeministri thuhet pa pagesë.

Ky zotëria nuk duhet të ishte një certifikatë sigurie. Është e shkruar që zoti Neza ka marrë dosjen në zyrën e Kryeministrit.

Kryeministri ka vënë në dispozicion dokumentet për të shkatërruar opozitën për të lobuar. Drejtuesi i lartë i FBI ka përfituar 225 mijë dollarë, prova të dokumentuara në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë të gjitha faktet dhe datat pas kësaj tregojnë se ish-drejtuesi i FBI janë përfitues direkt nga fondacionet shqiptare.

Kryeministri nëse është i pastër duhet të dalë dhe të deklarojë para shqiptarëve. Është e vërtetë që Kryeministri nuk hetohet se Konventa e Vjenës nuk e lejon.

Lidhur me protestën e paralajmëruar për në 11 shkurt, Gështenja deklaroi se shqiptarët duhet të kishin dalë në protesta edhe më parë për çështje si kriza e çmimeve, papunësia dhe shpopullimi i vendit.

Kam qenë jam dhe do të jem në çdo protestë që organizohet kundër kësaj qeverie dhe këtij Kryeministri.

Në 32 vjet demokraci asnjë qeveri nuk ka ikur me protesta, por protestat i bëjnë mirë vendit dhe demokracisë.

Protesta duhet të jetë dhe duhet të jetë rezistente, të jetë e gjatë në kohë.

Sa i takon aplikacionit “Aktivisti”, Gështenja bëri të ditur se ka më shumë se 3 muaj që po punon personalisht, nisur nga shqetësimet e punonjësve të administratës.

Në janar kam depozituar një projektligj që ndalon përdorimin nga administrata publike të këtij aplikacioni apo programe të tjera, si grupe Whatsappi, ku përfshihet gjithë administrata dhe detyrohet të shpërndajë dhe të bëjë Share dhe Like.

Partia Socialiste e ka përmirësuar teknologjinë dhe ka bërë një aplikacion si “Aktivisti”.

Shpresoj dhe uroj që ky projektligj të kalojë në mënyrë të përshpejtuar, në mënyrë që të kemi një administratë europiane, një administratë të Shqipërisë dhe jo të partisë.

“Aktivisti” është aplikacion që është shpërndarë totalisht në administratë dhe kjo është zbuluar falë disa individëve të pavarur dhe media kanë zbuluar që është shtrirë thellë në administratë.

I furnizon qeveria qytetarët me lajme që do vetë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top