Vendi është zgjuar sot me temperatura të ulëta të cilat kanë shkaktuar ngrica në pjesën më të madhe të porse.
Anira Gjoni, përfaqësuese e IGJEUM, tha për “MCN live, se temperaturat e ulëta do të jenë prezentë gjatë tërë javës në vijim, duke u cilësuar si java më e këtij viti.
Dita nis me vlera të ulëta, nën zero të tempeeat8rave të ajrit dhe kjo karakteristike që do të vazhdojë përgjatë tërë javës. Kryesisht këto tre ditë do të vijojnë të qëndrojnë temperaturat minimale nën 0 për të gjithë territorin, si për zonat bregdetare, ashtu dhe ato të ulëta dhe malore.
Kjo do të jetë java më e ftohtë përgjatë tërë vitit dhe kjo situatë do të shkoj deri në fundjavë, me 11 shkurt, ku vlerat do të vijojnë të jetë të ulëta.
Në zonat bregdetare do të shkojnë -0 deri në -5°C, në zonat e ulëta -4 deri në 5°C dhe në zonat malore -11.
E enjtja dhe e premtja do të fillojë të ketë ngritje graduale dhe të paktën zonat bregdetare dhe të ulëta nuk do të jenë nën zero, ndërsa ato malore do të jenë në -0°C
Por a priten reshje dëbore në Tiranë?
Meteorologia Gjoni, thotë se nuk priten teksa për shkak të prezencës së lagështisë i ftohti ndehet më shumë në kryeqytet.
Sipas parashikimeve, nuk presim reshje dëborë në Tiranë, porse Tirana është më e ftohtë, meqë për shkak të lagështisë, ndjeshmëria rritet për shkak të kësaj prezence dhe prandaj edhe në të dyja ekstreme edhe gjatë verës edhe dimrit, këtu temperaturat ndjehen më shumë.
Këto temperatura nuk janë të ulëta dhe të jashtëzakonshme për muajin shkurt, duhet ti kishim gjatë muajit janar.
0 Comments: