MC Networking

Rama: Do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, kam besim që BE-ja do ta kuptojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot  në Këshillin Koordinues të Diasporës, se amnistia fiskale do të bëhet me çdo kusht duke shtuar se shpreson të mbështetet nga komuniteti ndërkombëtar dhe BE-ja.

Më tej gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk mund të paragjykohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar 3 lloje punësh, për shkak të atij 1% që nuk i përfaqëson.

Marrëdhënia mes Diasporës është dinamike , me probleme që asnjëherë nuk shterojnë sepse kohët ndryshojnë.

Të mos harrohet që kontributi i të ikurve në emigracion nga Shqipëria në 3 dekada është konstant në ekonominë tonë. Remitancat në periudhën e  fundit kanë shënuar rritje në raport me një periudhë të mëparshme, çka dëshmon për lidhjen mes njerëzve dhe familjen dhe rretheve familjare, traditës që ende është e fortë në bërthamën e familjes shqiptare.

Kjo kërkon edhe adresimin që ne e kemi bërë me dije që se e kemi të gjithë dëshirën dhe vullnetin që është amnistia fiskale. 

Nuk mund të paragjykohen 99% e shqiptarëve që kanë punuar në 3 lloje punësh dhe që janë abuzuar nga pronarët me pasaportën e vendit ku kanë sjhkuar, për shkak të atij 1% që nuk është subjekt i një amnistie të tillë dhe që nuk i përfaqëson kurrsesi të gjithë shqiptarët. E pamë se çfarë ndodhi në Britaninë e Madhe kohët e fundit. Me çfarë lloj arrogance dhe demagogjie u përball komuniteti shqiptar dhe nuk kemi asnjë arsye që të tërhiqemi para kësaj nevoje,  ecila është një nevojë për ta vendosur vendin në kushte shumë më të favorshme informaliteti kundër korrupsionit. 

Dua t'i siguroj ata që janë në emigracion dhe vuajnë për të sjellë remitancat, apo vuajnë për të blerë një shtëpi që ne do ta bëjmë amnistinë fiskale me çdo kusht, me çdo të të drejtë që kemi për ta bërë. Kam shumë besim që edhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos BE-ja do ta kuptojë.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top