Historiani Olsi Jazexhi, në një lidhje me studion e lajmeve të MCN TV, deklaroi se ndjek me shumë interes rolin e muxhahedinëve në Shqipëri dhe aventurën e Kryeministrit Rama dhe ministrave të tij për të fituar pikë me strehimin e kësaj ish-organizate terroriste, ilegale në vendin tonë.
E kam denoncuar ardhjen e MEK në vendin tonë dhe e kam paralajmëruar për rrezikun që do i sillte strehimi i një organizate të tillë në vendin tonë, që u provua kur Shqipëria u bë pre e sulmeve kibernetike.
Ka diferencë në administratën Trump dhe Biden në lidhje me muxhahedinët që Shqipëria strehon.
Muxhahedinët janë organizatë terroriste dhe janë klasifikuar të tillë nga BE, SHBA, Kanada dhe Japonia deri në vitin 2013.
Por në atë kohë si pjesë e marrëveshjes nuklerare që SHBA bëri me Iranin, muxhahedinët u hoqën nga lista e terrorizmit që të strehohen në Shqipëri.
Diaspora iraniane, shumica e të cilëve mbështesin ish-Shahun e Iranit, kanë çuar shumë letra ndaj qeverisë amerikane lidhur me kontaktet që shumë zyrtarë kanë pasur me këtë njerëz.
Muxhahedinët shihen si kult i rrezikshëm, totalitar dhe kjo është arsyeja pse amerikanët i bombarduan muxhahedinët në vitin 2003, kur sulmuan Iranin.
Qeveria amerikane në asnjë moment nuk ka financuar muxhahedinët. E vetmja gjë që bën, gjetën Shqipërinë ku Edi Rama me Pandeli Majkon ju vetëofruan amerikanëve, që socialistët të siguronin jetëgjatësi në qeveri.
Zyrtarisht DASH dhe qeveria amerikane ka qenë e kujdesshme që publikisht të tregojë se nuk ka asnjë lidhje me këtë organizate terroriste.
Me shuma të mëdha që marrin nga Arabia Saudite dhe me lobimin izraelit, kanë arritur të blejnë zyrtarë të lartë amerikanë, që nga John Bolton.
Mund të futet në Google dhe të shkruhet John Bolton i financuar nga MEK dhe besohet se ka marrë deri 180 mijë dollarë.
Zyrtarë të administratës së Trump, të gjithë kur kanë ardhur në Shqipëri janë paguar se kështu i korrupton MEK zyrtarët amerikanë.
Amerikanët ndoshta po duan që ndoshta t’i rikthehen marrëveshjes nukleare me Iranin dhe nëse do bëhet, një pjesë sekrete që mediat nuk do e publikojnë asnjëherë do jetë deradikalizim i muxhahedinëve.
Muxhahedinët janë shumë të rrezikshëm për qeverinë iraniane, e kanë kthyer Manzën në bazë ushtarake dhe që nga Manza, para se Shqipëria të sulmohej me sulme kibernetike, që i atribuohen Iranit, janë kryer disa sulme nga Manza nga muxhahedinët dhe dyshohet se aktiviteti terrorist dhe luftarak që drejtohet ndaj Iranit.
Në maj 2022 muxhahedinët sulmuan bashkinë e Teheranit dhe një sërë sajtesh qeveritare morën nën kontroll shumë pikla karburanti dhe që nga aty propagandonin mesazhe për rrëzimin me dhunë të regjimin në Teheran dhe zëvendësimin në drejtimin e pushtetit nga drejtuesja që strehohet në Durrës, Maryam Rajavi.
Janë pranuar dhe nga muxhahedinët në faqen e tyre muxhahedin.org., në qershor 2022 sulmuan edhe një bazë ushtarake në Teheran, të cilën e dogjën.
Në javët e fundit ku Irani u përball me dy muaj protesta masive, shumë nga protestuesit që kanë djegur xhami, kanë vrarë hoxhallarë, policë dhe ushtarë iranianë, janë paguar nga muxhahedinët 5-10 mijë euro, për çdo sulm që është bërë që filmoheshin nga njerëz që paguhen nga MEK që strehohen të Durrës.
Ka prova të shumta që tregojnë se Shqipëria është kthyer në strehues të terrorizmit ndërkombëtar dhe MEK vepron si Al Qaeda, që përdorte Afganistanin ku u sulmuan dy kullat.
I pyetur nëse ka patur kontakte mes qeverisë shqiptare dhe asaj iraniane pas sulmeve kibernetike dhe akuzës publike që bëri pala shqiptare ndaj Teheranit zyrtar, Jazezhi tha se nuk e pohon dhe as mohon dot.
Sipas tij, zyrtarisht ministria e Jashtme e Iranit ka lëshuar një seri deklaratash, ku së pari distancohej nga sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë, madje i ka ofruar dhe ndihmë Shqipërisë për të hetuar sulmet kibernetike.
Kontakti i fundit i Iranit zyrtar ka qenë në kohën kur ministër i Jashtëm ka qenë Ditmir Bushati. E ftuan në Teheran, i ofruan ndihmë ekonomike Shqipërisë dhe ndërtimin e një tuneli nëntokësor transporti, falas.
Me kushtin që muxhahedinët që jetojnë në Shqipëri t’i distanconte nga sulmet që kryenin nga Shqipëria.
Iranianët i kanë thënë palës shqiptarëve, mund ti mbaj muxhahedinët, por mos lejoni që territori i Shqipërisë të përdoret për sulme ndaj Iranit.
Ndërsa emri i Jazexhi figuron në raportin e Microsfot për sulmet kibernetike si person i autorizuar për të përcjellë mesazh publik për qeverinë shqiptare se po ekspozonte vendin ndaj sulmeve apo kundërveprimit iranian, ai tha se e ka lexuar raportin dhe i ka bërë edhe një letër publike përgjigje Microsoft.
Në këtë raport tregojmë se detyra jonë si gazetar dhe ndikues të opinionit publik është që t’i tregojmë shoqërisë sonë shqiptare, që të paralajmërojnë vendin tonë, kur udhëheqësia jonë shkel Kodin Penal dhe nenet kundër terrorizimit dhe lejon vendin tonë që të kthehet si Afganistani në kohën e talebanëve dhe Al Qaedas-s.
Nuk jam kontaktuar deri tani nga qeveria shqiptare. Ne kemi ofruar ndihmën tonë publike dhe ekspertizën, për të analizuar situatën e muxhahedinëve.
Në Shqipëri që të hysh në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe Parlament, duhet ta bësh me mik apo ryshfet.
Duam t’i shpjegojmë qeverisë shqiptare rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga muxhahedinët iranianë.
Lëshimin e pesë urdhër arresteve nga Prokuroria Tiranë, për pesë specialistë të IT-së, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për sulmet kibernetike, Jazexhi e cilësoi qesharak.
Akuza e ngritur nga prokurori Bledar Valikaj ndaj specialistëve të IT në disa institucione shqiptare si Ministria e Brendshme, ishte qesharake.
Specialistët po bëhen koka turku për t’i bërë qejfin qeverisë së Edi Ramës, që i gjetëm fajtorët.
Akuzoheshin për shpërdorim detyre, mosveprim pse nuk kishin update-uar antiviruset.
Prokurori i çështjes është personi më i gabuar në këtë histori!
Bledar Valikaj është burri i Ermonela Felaj, politikane, deputete e PS dhe një person i sponosrizuar nga muxhahedinët iranianë.
Mbështetëse e organizatës terroriste, ka marrë pjesë në thirrjet e opozitës iraniane për rrëzimin me dhunë të pushtetit të organizuar nga liderja e opozitës Maryam Rajavi.
E para që duhej marrë në pyetje është Ermonela Felaj, e cila ka përgjegjësi direkte për lejimin e aktivitetit hakerues kundër Iranit.
Bledar Valikaj ka konflikt interesi se gruaja e tij është e afërt me muxhahedinët.
Në dokument kishte jo profesionalizëm, thuhej se sistemet kibernetike të Shqipërisë u hakërruan nga Irani.
Por në raportin e Microsoft nuk thuhet se e ka bërë Irani, por se dyshohet se e ka bërë Irani.
Në drejtësi nuk ecet me dyshime, por me prova. Duhet të përdorej termi se hakerimet janë bërë nga Irani.
0 Comments: