Një operacion i DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK-un dhe policinë malazeze arrestoi sot 15 persona, mes tyre ish-kryetarin e komunës Frakull, Viktor Çervanakun.
Gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN tv, tha se bëhet fjalë për një ngarkesë rreth 400 kilogramë pleh kimik të përzier me kokainë, që ka ardhur nga Mali i Zi në Shqipëri, e cila pas pastrimit mund të shkoj në 200 kg të pastër droge.
Është aksion i policisë shqiptare dhe malazeze me mbikqyrjen e DEA. Ka patur sinjalizim për një sasi drogë që do të vinte me pleh kimit. Viktor Cervenaku, ish kryetari i komunës Frakull, e kishte porositur në Kolumbi.
Ka ardhur në Portin e Tivarit në Mal të Zi, pastaj në Fier. Ka qenë dorëzim i kontrolluar, policia ka patur informacion por nuk ka ndërhyrë deri në pikën fundore. Viktor Cervenaku kishte përshtatur shtëpinë e tij si laborator.
Ky është rasti i parë që kapet sasi droge e përzierë me plehun kimikë. Nuk dihet sasia përfundimtare e kapur. Personi i arrestuar punon në një institucion shtetëror.
Droga në shtëpinë e tij shkonte me kamion ushtrie, nëse pastrohet mund të shkoj në 200 kg të pastër.
0 Comments: