MC Networking

Bonot e thesarit, Lazimi: Duhet një plan i qartë nga qeveria, bankat do kërkojnë të marrin pjesën e luanit (VIDEO)

Eksperti i Ekonomisë, Majlind Lazimi deklaroi në studion e emisionit “MCN Economy” se emetimi i bonove të thesarit tregon një nevojë që ka qeveria për të marrë likuiditet në një kohë afatshkurtër.

Duke vijuar shpjegimin e tij, Lazimi tha se normat e interesit të bonove të thesarit janë më të ulëta në krahasim me inflacionin, por më të mira se interesi nga depozitat.

Besoj që në çdo rast kur qeveria emeton bono ka nevojë për likuiditete. Bëhet fjalë për bono 12 muaj. Kemi rritje 4% të normës në krahasim me 2021. Arsyeja kryesore është që kemi rritje të normave të interesit në tregjet ndërkombëtare. Nga njëra anë depozitat bankare të qytetarëve janë me kohë maturimi 3-6-9 dhe me norma interesi qesharake. Pse t'i mbaj paratë në bankë kur ka mundësi fitimi 4-fish. Do ketë tendencë nga qytetarët. Bankat kanë stol kryesor tek bonot. Duke pasur katër herë rritje të normës bazë të interesit, bëhet fjalë për të vënë në kontroll inflacionin dhe këto si instrument investimi janë me humbje. Sërish norma e interesit janë më të ulëta në krahasim me inflacionin, por është më mirë se interesi me depozitat.

Më tej, Lazimi tha se duhet një plan i qartë për bonot e thesarit dhe se duhet të ketë një listë të qartë të investimeve. Po ashtu eksperti deklaroi se bankat do të jenë të parat që do të kërkojnë të marrin pjesën e luanit.

Qeveria shikon vështirësi për të marrë burime të tjera alternative për të marrë borxh, është ftesë që i bën individëve, blerja e bonove të thesarit ka risk zero. Instrumenti i dytë më i rëndësishëm pas pasurive të paluajtshme, është nevojë që ka qeveria për të marrë likuiditeti në kohë afatshkurtër.

Ka nevojë për një planifikim strategjik, kjo fushatë për emetimin e më shumë bonove. Çfarë duhet të investoj? Ka nevojë ta shohin diskutimin më të zgjeruar. Kemi sistem bankar të fuqishëm, që janë aktorë kryesorë. Bankat do të jenë të parat që do i blejnë. Rritja e normave për bono thesari është 4-fish në krahasim me vjet. Normat e interesit të bankave nuk është transferuar tek normat, më shumë tek kreditë.

A jemi gati të diskutojmë, të flasim për bono të bashkive, për bono të një tregu kapitalesh të kompanive. Nëse qeveria ka plan të qartë dhe për bono 7-vjeçare, duhet të ketë një listë investimesh, për rrugët, akset kryesore, duhet parë një moment krize për të zgjeruar sistemin financiar dhe për të thithur paratë e qytetarëve që janë në shtëpi. Krijojmë stimulim tek individët dhe krijojmë mungesë interesi nga bankat për të dhënë kredi në fushata të tjerë. Në kushtet aktuale, me këtë risk të lartë, bankat do të jenë të para që do thonë të marrim ne pjesën e luanit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top