Besart Xhaferi, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin “Stay Tuned” në MCN tv, teksa foli për zgjedhjen e tij në krye të demokratëve të rinj, u ndal në faktin se vet të rinjtë sot duan alternativa të reja te figurat e politikanëve.
Sipas tij, ata janë kurioz për kreativitetin e politikanëve të rinj që do vijnë në politikë, sesa të duken si kopje e politikanëve të vjetër.
Pritja ka qenë mjaft e mire, ka skepticizëm, ulje shprese dhe kjo nuk është pasojë e shumë e shumë aktorëve që janë bëre kompleks sot, që është zgjedhja e zgjedhjeve, situata brenda PD e cila po shkon drejt një zgjidhje më të mirë, dhe mbi të gjitha etja e tyre rinjve për të pasur alternativë dhe zgjidhje mbi të gjitha problematikat që kanë, jo vetëm denoncim.
Pra, unë në këto zgjedhje vura re, se kur shkoja në këto zona, nuk është se tërhiqja ndonjë interes të madh se do shkoja dhe do denoncoja gjithçka që ka ndodhur këto dhjetë vjet, por ata ishin më të etur për të parë se si mund ti zgjidhja unë me propozimet e mia, 2-3 gjëra të vogël.
Pra, janë kurioz për kreativitetin e politikanëve të rinj që do hyjnë, jo për të dal kopje politikanëve të vjetër.
Sipas tij, të rinjtë nuk duhet ta shohin politikën si karrierë, por të ndërtojnë vendin me patriotizëm.
Politika nuk duhet parë vetëm si karrierë, sepse për fat të keq ne kemi parë politikanë të rinj, që janë bërë karrieristë në politikë, por politika duhet parë edhe si një shërbim publik ndaj komunitetit tënd, për 4, 5, 6 vjet, dhe ti duhet të sjellësh gjërat më të mira që ke mësuar nga zanati yt personal apo profesional në platforma më të gjëra makropolitike.
Unë këtë do i këshilloja çdo të riu, që më një angazhim, 4-5 vjeçar në jetën publike të vendit është njësoj si patriotizmi që po bëjnë sot ukrainasit duke mbrojt vendin e tyre. Patriotizmi nuk është ta mbrosh vendin nga agresori, por është edhe ta ndërtosh vendin me vlerat më të mira evropiane dhe perëndimore.
0 Comments: