MC Networking

Rama: Piramida e Tiranës së shpejti qendra më e madhe digjitale në Ballkan

Piramida e Tiranës po merr formën e saj për t’u shndërruar në qendrën më të madhe të teknologjisë në Ballkan.

 Kështu shprehet kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar disa foto nga punimet brenda dhe jashtë saj. 

Dhe me Piramidën e Tiranës, e cila po merr formën e konceptuar nga arkitekti i famshëm hollandez, Winy Maas, për t’u bërë së shpejti qendra më e madhe digjitale e Ballkanit, ju uroj një ditë të mbarë.

Pas përfundimit të këtij projekti me financim të qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondit Amerikan të Zhvillimit, kjo qendër do të ketë 18 salla, ku të rinjtë të studiojnë për programe të ndryshme kompjuterike dhe 14 klasa të tjera që janë konceptuar në natyrë.

Sipas projektit, Piramida ndahet në 3 zona ku një pjesë do të jetë për Tumo dhe klasat që do të zhvillohen brenda, një pjesë do të jetë sistem biznesesh dhe sipërmarrës të IT ku do shumë prej Startup-eve do të bëjnë praktikën dhe të testojnë produkte.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Rama: Piramida e Tiranës së shpejti qendra më e madhe digjitale në Ballkan | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.