MC Networking

Preçi: Qeverisë i duhen para, bonot e thesarit mund të blihen me para informale (VIDEO)

Hedhja në treg e bonove të thesarit, për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, është provë se qeveria ka nevojë për likuiditet dhe po kërkon ndihmën e qytetarëve. Por sipas Preçit, për shkak të informalitetit të lartë, natyra e parave që do të investohen në bono thesari mbetet e paqartë.  

Shqipëria merr borxh të ri për të shlyer borxh të vjetër. Pjesëmarrja e qytetarëve dhe bizneseve përmes blerjes së bonove është e njohur si formë. Gjatë dekadës së fundit është rritur sasia e parave jashtë kanaleve bankare. Ndaj thirrja e qeverisë për të blerë bono thesari është e çuditshme. Njëherësh provon se ajo ka nevojë për likuiditet. Ky shqetësim i qarkullimit të parasë jashtë bankës duhet të ishte shqetësim i bankës qendrore.

Për Preçin, investimi në bono thesari nuk është alternativa më e mirë dhe nuk do të sjellë ndonjë ndryshim të madh në ekonomi.  

Nuk është alternativa më e mirë blerja e bonove të thesarit. Dikush që harxhon 1000 euro sot, le të themi për 10 thasë sheqer, pas 1 viti me këto norma inflacioni, edhe pse interesi duket i lartë, nuk do të blesh 10 thasë po 9 e gjysmë. Pra, fuqia blerëse e parasë bie. Sot është shqetësim qarkullimi i parave jashtë banke. Ky shqetësim lidhet me frenimin e rritjes së të ardhurave buxhetore. Ndërkohë për bankat krijon një treg paralel. Unë nuk shoh ndonjë risk, por nuk shoh se do të sjellë ndonjë ndryshim sinjifikativ në ekonomi.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top