MC Networking

Katar 2022/ Lista provizore me 55 lojtarët e Spanjës

Spanja ka zbuluar listën provizore me 55 lojtarë për botërorin Katar 2022 i cili fillon pas 3 javësh. Surprizat fillojnë që nga porta, Luis Enrike ka vendosur të mos përfshijë në listë David De Gean, portierin e Mançester Junajtid i cili pas largimit të Kasijas ishte numri 1 i portës së Spanjës.

Në vend të tij, Enrike ka preferuar Unai Simon i cili pritet të jetë portiere titullar i Spanjës, David Sorian e Getafes dhe 3 portierë të tjerë nga Premier Liga, David Rajan e Brentford, Robert Sançezin e Brajton si dhe Kepa Arrizabalagan e Çelsit.

Në listën përfundimtare me 26 lojtarë, rrezikojnë që jashtë të mbeten Soria dhe Kepa, ky i fundit po tregon formë të lartë tek Çelsi por ka vetëm 2 muaj si titullar tek londinezët.

Ndërkohë në mbrojtje, Enrike ka lënë jashtë Naçon e Real Madrid. 32-vjeçari nuk është më pjesë e dëshirave të teknikut.

Ndërkohë, nga ‘Los Blancos’ janë përfshirë në listë vetëm dy lojtarë, Dani Karvahal dhe Marko Asensio.

Serxho Ramos e ka një shans për të qenë në Kupën e Botës. Edhe pse në moshën 36-vjeçare dhe pa gjurmë tek PSG, Enrike e ka përfshirë në listën e 55 lojtarëve.

Në këtë listë, shumica përbëhet nga lojtarë që luajnë në kampionatin spanjoll dhe anglez, teksa dominojnë ekipet si Barcelona, Atletico Madrid, Vijareal apo Real Sociedad.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top