MC Networking

Studiuesja e artit zbulon të pathënat e veprës “Motra Tone”: I reziston standardeve ndërkombëtare

Për studiuesen e artit, Eleni Laperi, jo të gjitha veprat e piktorit Kol Idromeno janë në të njëjtin nivel dhe në monografinë e shkruar për të, nuk është bazuar në të gjithë veprën e tij.

Duke u ndalur tek portreti i njohur i tij “Motra Tone”, tha se vlerësimet tona lidhen me atë me të cilën ne bëjmë krahasimin.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos”, Laperi u shpreh se “Motra Tone” nuk është portreti i parë realist ose laik në artin shqiptar, por është vepra e parë madhore, pasi para “Motrës Tone”, ka bërë dhe portrete të tjera.

Por “Motrën Tone”, nuk e shoh si një grua të ndrojtur që mbulon fytyrën se e pa burri. Kur mungojnë dokumentet e shkruara, krijohen histori për t'i bërë sa më tërheqëse për publikun.

Për mua “Motra Tone” e cila ishte një grua me humor, është motra e Kol Idromenos dhe janë me një vit diferencë.

Kol Idromeno dhe motra Tone, kanë qenë njerëz me humor. Ajo dhe këndonte në festat familjare, nuk ishte grua e mbyllur e mbuluar, ishte e martuar me një italian dhe vishej me veshje europiane.

Ka dashur të vishet me kostumin popullor. Por mu duk se kur u ul të pozonte për të bërë pikturën i vëllai, ajo bëri gjestin e një gruaje të mbuluar, bëri një rol.

Vepra i reziston standardeve ndërkombëtare se është një punë e bukur, për ne shqiptarët dhe më shumë, se është pjesë e kulturës sonë dhe gjejmë një pjesë të vetes sonë dhe kulturës sonë dhe që përcjell emocion.

Ndërkohë për Kol Idromenon, tha se ka qenë njeri që lexonte shumë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top