Elivar Golemi, përfaqësuese e “Diaspora për Shqipërinë” thotë se në vendin tonë ka një shtim të likuiditetit.
Duke folur përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy”, Golemi thotë se varësia që ka Shqipëria nga importi është e lartë dhe ky është një element që ka ndikuar tek inflacioni, por shtoi se një faktor që e ka ruajtur Shqipërinë është oferta e shtuar dhe sasia e lartë e parave që qarkullon e lirë në treg.
Unë e dëgjova dhe kam lexuar pak nga konferenca, në këtë moment Banka Qendrore është vendosur me shpatulla pas muri, dhe është e ngjashme për të gjitha Bankat Qendrore. Historiku fillon më para se krizat, duhet të vlerësojmë më afatgjatë rolin që ka pasur Banka Qendrore, po flas globalisht se Shqipëria është në vorbullën globale dhe nuk vepron me politika të ndryshme. Kur flas për inflacionin duhet të flasim për 3 indikatorët. Norma e interesit që për një periudhë të gjatë kohë, jo për 15 vitet e fundit, por nga vitet 2000 po ka pasur një tendencë në rënie. Ekonomia të kreditohet shumë dhe më shumë sesa ishte e mundur për ta menaxhuar. Ka shtim të likuiditetit. Është sikur të ndërtojmë një kala me gota plastike dhe fryn era dhe ajo bie.
Besoj që një faktor që e ka ruajtur Shqipërinë, ka qenë një ofertë e shtuar që nuk është nga qeveria apo Banka Qendrore, por dhe nga një para informale që ekziston në Shqipëri.
Ministrja ka bërë deklaratë të një fakti, me shifrat që kemi, kemi një inflacion më të ulët se vendet e tjera, këtë ka thënë, interpretimi është pjesë e një gjykimi. Varësia nga importi është e lartë. Ndikimi në inflacion që kanë dhënë produktet e importit, të dhënat janë publikuar, sa është inflacioni i konsumit dhe importit. Një pjesë e mirë e inflacionit është e importuar nga produktet që vijnë nga jashtë.
Një ndikim pozitiv ka pasur fakti që kemi informalitet të lartë dhe ka një sasi të mëdha parash që janë të lira në treg dhe e rrisin konsumin pavarësisht se nuk ka pasur mbështetje të mirë sociale gjatë krizës sociale, po ashtu dhe remitancat, Shqipëria ka nivel të lartë të remitancave. Nuk kemi një ndikim që vjen nga çmimet e importit, por një kërkesë e shtuar e konsumit. Qiratë, çmimi i mobiliareve tregojnë që ka një kërkesë të shtuar.
Më tej, Golemi tha se në Shqipëri ka pasur një përmirësim të investimeve financiare.
Në Shqipëri ka pasur një përmirësim të investimeve financiare, ne nuk kemi tregje kapitale të mirëfillta, por ndikimi nga tregjet globale ka dhënë një efekt. Qoftë tërmeti dhe pandemisë, deri diku e kanë favorizuar qeverinë për të mbajtur nën kontroll disa efekte që mund të ishin më pezhorative, qoftë për inflacionin, papunësinë, nivelin e çmimeve, pabarazinë që është krijuar.
Golemi theksoi se inflacioni në Shqipëri nuk është i lidhur vetëm me luftën në Ukrainë dhe se kriza ka filluar gjatë kohës së pandemisë.
Shqipëria nuk mund të ruhej nga ky lloj inflacioni, nuk mendoj se është i lidhur drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë, kishte filluar që gjysmës së pandemisë, që nga gjysma e pandemisë kishte tregues, Banka Qendrore e vlerësonte si afatshkurtër inflacionin. Nuk besoj se ka qenë efekt vetëm me ofertën që na vjen nga Ukraina, por janë disa kushte që vjen nga kriza pandemike. Lufta ishte hapi i fundit që bëri të derdhej një gotë që ishte plot.
0 Comments: