MC Networking

Ylli: Rreth 95% e të moshuarve në Shqipëri kanë nevojë për kujdestar, sistemi shëndetësor duhet të përgatitet për të përballuar rritjen (VIDEO)

Një nga temat sociale e cila vazhdon të jetë e ndjeshme, është ajo e trajtimit të të moshuarve në vend, situatë e të cilëve ndoshta ka nevojë për një rivlerësim social, kujdes shëndetësor dhe financiar më të shpejtë.

Nisur nga kjo, specialisti i Rrjetit Shqiptar të të Moshuarve, dr.Alban Ylli, tha në emisionin “MCN live”, se në Shqipëri bëhet fjalë për 95% të të moshuarve të cilët kanë nevojë për kujdestar.

Ylli, thotë se sistemi shëndetësor në vend dhe mbrojta sociale duhet të përgatiten për të përballuar rritjen e mëtejshme.

Është e vërtetë që një pjesë e nevojave të të moshuarve plotësohen me nevojat informale. 95% të të moshuarve flasin se kanën nevojë për një kujdestar, për një familjar, deri te fqinjët, përmbushja e nevojave bëhet nga të afërmit, ose vet të moshuarit shkojnë diku të mjekohen.

Çdo muaj kemi 80 mijë vizita në shtëpi, deri ne 70 mijë vizita në spitale.

Nga njëra anë mbulohet një pjesë e barrës në mënyrë informale nga familja ose lidhjet tradicionale, por mos harrojmë që sistemi shëndetësor dhe mbrojtja sociale, duhet të përgatiten për të përballuar këtë sfidë të rritjes.

Ne po i afrohemi 20% të numrit të përgjithshëm të të moshuarve në vend, këtu ka pas qendra rezidenciale, por vendi ka nevojë për më shumë qendra të tilla, por kjo nuk zgjidh nevojat e tyre.

Sipas dr.Yllit, për këtë moshë është i rëndësishëm solidariteti ndërbreznor, në mënyrë që të moshuarit dhe të rinjtë të integrohen bashkë.

Termi solidaritet është i rëndësishëm kur flitet për moshën e madhe.  

Në botën e pasur folën ca kohë për krizën e pensioneve, e tejkaluan, sepse duke qene shoqëri të pasura kanë ende mjete për të thithur nga shoqëri më të varfëra, siç është Evropa Juglindore,

Kemi arritur në një fazë të shoqërisë njerëzore që nuk është parë kurrë më parë, pra, kemi hapur një portë, ku nuk e dimë mirë se çfarë do të ndodh pas 100 vjetësh, nuk ka ndodhur kurrë një projeksion i shtimit të të moshuarve dhe pakësimit të fëmijëve. Njerëzit po jetojnë më gjate po pakësohen moshat riprodhuese.

Solidaritetin në pensione mund ta çoj më tej solidaritetin ndërbreznor, se si ti vemi bashkë të rinjtë me të moshuarit, unë shpresoj se etika morali duhet ti mbajnë së bashku, duhet të mbajnë aktivitete të përbashkëta, por mund të kenë shumë punë të tjera që mund të bëjnë bashkë.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top