MC Networking

Pensionet private, Ponari: Kemi një portofol me vlerë 40 milionë euro

Në studion e MCN Economy, Elvis Ponari, CEO i Fondit të Pensionve në Sigal, tha se katër kompani private kanë në total një protofol prej 40 milionë eurosh. Ponari shpjegoi përfitimet që kanë kontribuuesit në skemat e pensioneve private.

Kjo skemë (shtetërore) jo se është piramidë, është skemë sociale. Është bërë e tillë që të ndihmojë ata që nuk kanë mundësi. Skemat private janë skema suportuese. Katër kompani në treg që ofrojnë pensione private janë kompani të konsoliduara. Ligjet janë të sakta, në mënyrë të tillë që paratë janë të sigurta. Fondet e pensionit privat janë të tilla që 3% të sigurimeve shoqërore kalojnë te privati.

Skema private është një produkt financiar i ofruar në Shqipëri prej 11 vitesh. Këto para grumbullohen në një portofol, 40 milionë euro për 4 kompani së bashku.

Ka benefite, sepse tatimi është i ulët. Është i trashëgueshëm. Në rast se kontribuuesi ndërron jetë, familjarët marrin interesat. Është një produkt financiar i veçantë dhe i dedikuar. Ne kemi të drejtë të blejmë obligacione në BSH. Ne kemi mundësi t’u ofrojmë qytetarëve një pension shtesë nga ai shtetëror.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top