MC Networking

Zbulohen foto të rralla të “The Beatles” në koncertet e tyre të para

Janë zbuluar foto të rralla të The Beatles duke performuar në fillimet e tyre në Cavern Club në Liverpool.

Fotot janë shkrepur në vitin 1961, një vit para se të publikohej kënga e tyre debutuese “Love Me Do”.

Fotot tregojnë Paul McCartney dhe John Lennon duke kënduar, me George Harrison në kitarë dhe bateristin Pete Best.

Historiani Mark Leëisohn i përshkroi ata si "djem të dobët të paushqyer" pas turneut të tyre në Gjermani.

Grupi, i cili atëherë ishte i moshës 18 deri në 20 vjeç, ishte kthyer së fundmi nga performanca në Hamburg, ku ata kishin "qenë 500 orë në skenë në 90 ditë", tha ai.

“Kaq të dobët i ka bërë kjo maratonë, sikur kokat dhe trupat e tyre janë të huaj.

Në foto vihet re një veshje e pazakontë për ta - pantallonat prej lëkure dhe bluzat e pambukut. Asnjë foto tjetër nuk i tregon ato të veshura në këtë mënyrë."

Lewisohn, i cili ka shkruar një numër librash për grupin, tha se fotot tregonin Beatles duke luajtur për një audiencë gjatë drekës ose mbrëmjes në korrik 1961.

"Tre muaj nga këtu, John dhe Paul shkuan në Paris dhe u kthyen me atë që u bë e njohur si 'prerja e flokëve të Beatle'.

Pete Best u hoq nga grupi në 1962 dhe u zëvendësua nga Ringo Starr.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Zbulohen foto të rralla të “The Beatles” në koncertet e tyre të para | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.