Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në në lagjen "Guerrile" në Shkodër.
Mësohet se viktimë ka mbetur 58-vjeçari Ismet Çekorja.
Sipas njoftimit të policisë Çekorja ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Njoftimi i policisë: Shkodër/Informacion paraprak
Në lagjen "Guerrile", në Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi I. Ç., 57 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, Shkodër, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje, për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
0 Comments: