Pagesa te tjera u shtohen turisteve për të parë Divjakën. Në hyrje të Parkut Kombëtar po vendoset një tra, i cili nuk mund të hapet pa paguar 1500 lekë të vjetra.
Firma fituese e tenderit, emri i së cilës nuk është bërë publike, ka nisur punën për të bllokuar rrugën, por pa e përfunduar atë është ndaluar nga policia e Divjakës. Kjo e fundit nuk lejon vazhdimin e punimeve pa lejen përkatëse, e cila nuk disponohej nga firma.
Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme pas denoncimit në rrjetet sociale edhe të deputetit të zonës Erjon Braçe.
Por, administrata rajonale e zonave të mbrojtura, informon se trau është miratuar nga ministria e turizmit dhe mjedisit dhe do të vendoset sapo të plotësohet dokumentacioni i duhur.
Për turistët që vizitojnë parkun kombëtar Divjakë - Karavasta, vendosja e një tjetër tarife për të parë zonën, do ti bëjë të mendohen dy herë përpara se të vijnë.
Parku kombëtar Divjakë - Karavasta, vizitohet nga 500 mijë turistë në sezonin veror. Për të parë kullën 360 gradë, bileta kushton 100 lekë, ndërsa 200 lekë për person një xhiro me varkë dhe 100 leke në qendrën e vizitoreve.
Po 100 lekë, paguhet bileta për te shkuar në plazhin e rërës. Të gjitha këtyre pagesave u shtohet edhe trau 150 lekë.
0 Comments: