Ministria e Kulturës, ka njoftuar se ka shpallur muajin shtator si “muaj të trashëgimisë” dhe se çdo ditë e tij, do t’i dedikohet trashëgimisë së qëndrueshme, aktivitetet për të cilën do të kulmojnë me Ditën Europiane të Trashëgimisë.
Sipas ministres Elva Margariti, këtë vit ato i dedikohen trashëgimisë së qëndrueshme.
Në kushtet e ndryshimeve klimatike, por edhe ruajtjes së identitetit në një botë gjithnjë e më globale, vëmendja është drejtuar veçanërisht te ruajtja e trashëgimisë kulturore, qasja më e shëndetshme ndaj mjedisit, për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme.
Në këtë kuadër, si shembull ideal, ministrja Margariti veçon ringritjen e Kullës C në Durrës.
Ringritja e Kullës C, në Durrës, pas dëmtimeve nga tërmeti i vitit 2019, është simbol i këmbënguljes sonë, për të shkuar drejt kësaj së ardhmeje.
Ministrja ka renditur partnerët që mbështetën financiarisht këtë proces dhe pa të cilët realizimi do kishte qenë i pamundur: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qeverinë Suedeze dhe Fondacionin “Prince Claus”.
0 Comments: