“Logos Hope”, libraria më e madhe lundruese në botë mbërriti në Portin e Vlorës këtë të enjte.
Bëhet fjalë për një anije të mbushur plot me libra, të cilën ministrja e Kulturës, Elva Margariti e quan “anije shprese”.
Anija “Logos Hope”, një panair i gjallë, me një gjatësi prej 132,5 metrash, përmban 5000 tituj librash, e ku shërbejnë 300 persona vullnetarë.
“Logos Hope” ka shprehur dëshirën të qëndrojë e ankoruar në Portin e Vlorës përgjatë gjithë muajit shtator, duke pritur adhuruesit e librit ne mjediset e saj të brendshme.
Margariti e ka cilësuar “një mesazh dijeje, që udhëton në të gjithë botën”.
Anija që prej viteve ’70, ka pritur e përcjellë rreth 46 milionë vizitorë dhe tashmë ka prekur edhe brigjet tona”.
Anija, e cila në bordin e saj ka 5 mijë tituj librash dhe një ekuipazh ndërkombëtare prej më shumë se 300 personash nga 70 vende të botës, do qëndrojë në qytetin bregdetar deri në datë 2 shtator e më pas do të udhëtojë drejt Durrësit.
Pas Vlorës libraria lundruese ka në plan të ankorohet edhe në portin e Durrësit, duke i dhënë mundësinë më shumë libërdashësve të ngjiten në bordin e saj.
Logos Hope u ndërtua ne vitin 1973. Libraria lundruese , me mesazhin e përhapjes së dijes, ka shëtitur mbi 150 vende ne gjithë boten dhe është vizituar nga miliona njerëz.
0 Comments: