MC Networking

KESH, apel qytetarëve: Fikni 2 llamba për 4 orë çdo ditë për të kursyer energji elektrike

Përpos ministres Balluku, edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, (KESH) ka dalë me një apel ku bën thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë elektrike.

Në postimin e KESH në rrjetet sociale thuhet se duhen fikur 2 llamba për 4 orë në çdo ditë në mënyrë që fatura e energjisë elektrike të vijë më pak.

 

POSTIMI

Kursejmë energjinë që ta kemi!

Sa herë që kursen energji, ti ke kursyer para! Fikni 2 llamba për 4 orë, çdo ditë dhe kjo do të përkthehet në 58.4 kwh të kursyer në vit dhe 654 lekë më pak në faturën tuaj.

Sikur këtë veprim ta kryejë çdo familje e një qyteti në vend, do të kursehej mesatarisht 3,500 MWh dhe 39,3 milionë lekë në vit, ndërsa sistemi energjetik do të kursejë nga kostot e importit në kushtet e sotme, mesatarisht 307 milionë lekë në vit për çdo qytet.

 

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top