MC Networking

Gledis Nano paraqitet në SPAK, vizita e dytë e kryepolicit në pak ditë

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, pak ditë nga vizita që pati në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Ende nuk dihet konkretisht arsyeja e thirrjes së kryepolicit Gledis Nanos në SPAK, nëse ka lidhje me arrestimin e Bledar Zenelit i akuzuar për thirrje për terrorizëm apo atentateve të ndodhura së fundmi në Shqipëri.

Nano është parë i shoqëruar në SPAK, nga drejtori i ri i policisë kriminale, Neritan Nallbati.

Katër ditë më parë, Nano zhvilloi një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Krajën.

Ndërkohë që drejtuesi i SPAK, Arben Kraja i shoqëruar edhe nga prokurori Vladimir Mara,  së bashku me kreun e BKH, Aida Hajnaj ndodhen në një vizitë zyrtare në SHBA. Sakaq, gjatë vizitës, krerët e autoriteteve ligjzbatuese të vendit tonë do të takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit. Gjatë vizitës atje, pritet që të takohen me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top