Presidenti Bajram Begaj ndan një mesazh urimi me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA.
Me anë të një mesazhi në Twitter, Begaj shkruan:
28 korrik 1922- 28 korrik 2022/ 100 vite marrëdhënie diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA. 100 vite bashkëpunim miqësor dhe partneritet i ngushtë mes dy aleatëve në NATO dhe anëtarëve të Këshillit të Sigurisë. Mirëpresim për të punuar ngushtësisht në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë, mbështetur në Partneritetin Strategjik.
Mesazhi i kreut të shtetit vjen teksa një ditë më parë zhvilloi një takim me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim.
0 Comments: