Protestë para Gjykatës së Shkallës së Pare Shkodër në mbështetje të kryekomisar Saimir Rustemit dhe 13 të arrestuarve të tjerë të dyshuar për abuzim me disa tendera për rikonstruksionin e godinës së komisariatit të policisë në Malësi të Madhe.
Një grup qytetarësh janë mbledhur paraditen e sotme për të protestuar, teksa mbajnë pankarta në duar në mbështetje të komisarit të prangosur dhe të arrestuarve të tjerë.
Protestuesit shprehen se Rustemi ishte një komisar i cili e bënte detyrën me devotshmëri dhe për këtë arsye duhej vlerësuar.
Jo vetëm Saimirit, por të gjithëve ne këtu na ka ardhur në maj të hundës, sepse po bëhen padrejtësi të jashtëzakonshme çdo ditë.
Ata ta shohin Saimiri ka bërë një punë të jashtëzakonshme që rrallë kush e bën.
Është një njeri i ndershëm që ka sakrifikuar familjen dhe jetën në shumë raste dhe kjo qeveri duhet t’i vlerësojë këta njerëz, përndryshe të ikim nga ky vend se nuk durohet më.
Rustemi dhe të arrestuarit e tjerë u prangosën, pasi nga hetimet e kryera rezultoi se në periudhën kohore 2020-2021, punonjësit e policisë dhe të administratës civile pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë kryer veprime favorizuese dhe fiktive, me qëllim favorizimin e subjekteve të caktuara për përfitimin e tenderave me vlera të vogla që janë zhvilluar nga kjo drejtori.
0 Comments: