MC Networking

Papa: Rama fryhej me simbolet e komunizmit mbi kokë. Ballkani i Hapur, ëndrra e vjetër e rusëve për të dalë në Adriatik (VIDEO)

Analisti Robert Papa, ngritjen e flamurit për çeljen e negociatave para Kryeministrisë në mungesë të opozitës, e cilësoi si jonormale për një njeri si Edi Rama.

Duke folur për studion e lajmeve të MCN Tv, ai deklaroi se simbolika duhet parë më tutje.

Sipër kokës së Ramës vijojnë simbole komuniste nga ata që vranë shqiptarët në 50 vite, një ndër ta është edhe babai i Ramës.

Të pretendosh të hysh në BE kur në fasadën e Kryeministrisë mban simbole komuniste është diçka qesharake. Rama nuk e ka më shumicën, nuk është faji i Ramës që nuk e ftoi opozitën në Bruksel, por është faji i burokratëve të Brukselit që nuk njohin realitetit shqiptar.

Por të thuash sukses për reformën në drejtësi kur krimi është rrugës, është skandaloze. Rama duhet t’iu shpjegoj shqiptarëve se çelja e negociatave nuk do të thotë se hymë në BE është një rrugë shumë e gjatë.

BE nuk sjell prosperitet siç është menduar, natyrisht drejtohet nga një grup burokratësh. Shqiptarët e ëndërrojnë BE, mbi 1 milionë shqiptarë e kanë marrë pasaportën e një vendi të BE, qeveria është shkaktare që nuk jemi atje.

Rama nuk duhet të fryhej në atë mënyrë tek shkallët e Kryeministrisë, kur simbolet e komunizmit janë mbi kokën e tij.

Në vijim ai tha se ndërkombëtarët janë gjithmonë me qeverinë, duke kujtuar se më herët janë parë presidentë si Sarkozy që përqafoheshin me Gedafin apo, Mubarak, duke thënë se gjithmonë mbështesin atë që është në pushtet.

Por Papa deklaron se po nuk respektove opozitën, nuk respekton demokracinë dhe shtoi më tej se nuk e vendos Rama se kush është opozita shqiptare.

Lidhur me deklaratën e Ramës se tani është radha e drejtësisë të japë provën e saj dhe se kush e pengon drejtësinë që të veprojë, ai tha prerazi “Edi Rama dhe njerëzit që janë afër tij janë të korruptuar”.

Rama është i akuzuari i madh dhe nuk ka shqiptarë që të mos e kuptojë që Rama është i korruptuar. Më vjen keq për ndërkombëtarët që nuk përdorin asnjë akuzë për djegësat.

Ministra të akuzuar dhe SPAK është përgjumësh. Mbase do e shkundë një nga përfaqësuesit e DASH për trafiqet dhe mundet SPAK të godasë realisht. Nëse nuk godet djegësat, nuk bën asgjë.

Ata të akuzuar për korrupsion galopant, krekoseshin sot në Kryeministri.

Sa i takon ftesës së kreut të SPAK, Arben Kraja në SHBA, nëse ishte ftesë kortezie apo paralajmërim për ndonjë arrestim, Papa tha se paralajmërim nuk ka sepse vendosin organet në Shqipëri, por se ftesat janë marrëveshje për të treguar se e kanë me seriozitet institucionin e ngritur nga ata.

Mbas 30 vitesh të kemi ende hetues me përgjegjësi të madhe kriminale, kjo nuk lë shije të mirë. Amerikanët le të përdorin këta hetues të krimit të kuq për të goditur krimin.

Ndërsa pyetjes se në reagimin e sekretarit te Shtetit thuhej se vendimi për negociatat do ta forcoje Ballkanin, ai shtoi se amerikanët e konsiderojnë zonë të ndikimit të tyre, kanë një bazë ushtarake në Kosovë dhe se falë tyre hymë në NATO, por tha se kohët e fundit kanë çeduar.

Ka ndikim të rusëve në Ballkan, të kinezëve. Ballkani i Hapur, ëndrra e vjetra e rusëve për të dalë në ujërat e ngrohta në Adriatik u lehtësua nga lehtësirat e Edi Ramës.

Ballkani i Hapur nuk është në të mirën tonë, natyrisht që rruga drejt Europës na bën të fortë, por amerikanëve iu jemi borxhlinj vetëm për anëtarësimin në NATO.

Nuk ka të ardhme Ballkani i Hapur! Fatkeqësisht ideja e Ballkanit të Hapur ka dalë nga djali-vajzë i George Soros dhe Viktoria Nuland.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top