MC Networking

Urdhri i ri i Arkitektit dhe Inxhinierit/ Bregasi: Një grup i vogël privat do ketë në dorë të ardhmen e punës

Dekani i Fakultetit të Arkitekturës dhe Inxhinieri Dizajn, Ledion Bregasi, argumentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV përse është kundër urdhrit të ri që prek dy profesionet. Bregasi vuri në dukje se një grup i vogël privat do ketë në dorë të ardhmen e punës, për inxhinierët dhe arkitektët. Bregasi shtoi se çështja do të ndiqet në rrugë ligjore, ndërsa u shpreh se ndërkohë që do të pritet një vendim rrezikojmë të humbasim 3-4 breza inxhinierësh dhe arkitektësh,

Kjo rezistencë e profesionistëve nuk ndodh për kapriço apo për çështje personale. Është i panevojshëm si urdhër, sepse profesionet tona të inxhinierit dhe arkitektit janë të rregulluara me ligj. Është i panevojshëm sepse nuk e kërkon njeri, shton hallkat e burokracisë, dekurajon të rinjtë. Disa herë thuhet që na i kërkon Europa dhe merret si shembull gjithmonë rasti i Italisë. Pavarësisht dashamirësisë personale, Italia është tjetër kontekst, tjetër kulturë, tjetër vend. E kanë bërë në kohën e Musolinit sepse duhet të rregullonin profesionin që s’ishte i rregulluar atë kohë. Shumë shtete të Evropës nuk e kanë, dhe ne duam të imponojmë në një treg të mbyllur, një vendim që funksionon në një vend me 60 milionë banorë si Italia. Ka të tjera halle, si do ta vërë në rresht këtë ushtrinë e inxhinierëve dhe arkitektëve. Këtu një nga problemet është vështirësia për të gjetur staf. Jemi në një moment ku të rinjtë i kanë sytë nga Perëndimi dhe në vend të gjejmë mënyra si t’i bëjmë këta të rinj ta gjejnë veten këtu. Marrim modele të vjetra që nuk funksionojnë në një kontekst si ky i sotmi. Për studentët dyfishohen hallkat. Pas peripecive u shtohet edhe një kontroll, një provim shteti, që prapë është i marrë nga Italia si koncept. Një komision ‘ad hoc’ mund t’i pyesë këta studentë për çfarëdo lloj pyetje. Pavarësisht nëse ke studiuar 5 vjet, këta persona të japin të drejtën e liçencës, nëse do ta ushtrosh një profesion të caktuar apo jo. Kemi maninë e të nisurit të sfidave nga e para. Kjo e drejtë i kalohet një grupi individësh, që sot mund të jenë njerëz të mirë, por pas disa vitesh nuk e dimë si do jenë. Një grup i vogël privat do ketë në dorë të ardhmen e punës, për inxhinierët dhe arkitektët”.

Nëse shkohet në gjykatë, çështja bëhet, a është ndjekur procedura, apo nuk është ndjekur. Nuk është ndjekur procedura. Ky ligj është i padrejtë. Hapi tjetër do jetë ndjekja e çështjes në hapa ligjore. Ndërkohë që do presim të gjykohet e drejta apo e padrejta, do humbim nja 3-4 breza inxhinierësh dhe arkitektët, ky është meraku”.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top