MC Networking

Protesta e 7 korrikut/ Çela: Në Shqipëri ka një lloj mosbesimi për organizime të tilla, test politik i opozitës (VIDEO)

Paralajmërimi i protestës së thirrur më 7 korrik nga PD, për analistin Erlis Çela, është më shumë se një test politik.

I ftuar në “MCN live”, analisti Çela, thotë se krahas ndryshimeve të fundit politike në vend, përherë ka mbizotëruar mosbesimi i shqiptarëve për organizuesit e protestave, dhe si e tillë, tashmë ajo është një sfidë më shumë për kthimin e besimit te shqiptarëve dhe fakti se ai që e organizo atë, të jetë i besueshëm.

Unë mendoj se ekziston një mungesë besimi mes drejtuesve aktual të PD dhe një pjese tjetër që mendojnë se si po qeveris qeveria. Protesta do të ketë një lloj ngërçi besoj dhe ky zemërim ka mënyrë të tilla të kanalizimit, ose do të kishim sindikata për organizime të tillë ose një opozitë të organizuar, pra, nuk e kemi as njërën as tjetrën.

Kemi milion arsye për të protestuar, por në këtë pikë opozita është e vonuar, ajo nuk protestoj që nga prilli 2021, dhe jemi në një situata kur qeveria e bën punën e saj pa asnjë lloj presioni, por protestat tashmë kërkojnë një mënyrë organizimi.

Për Çelën, detyra e opozitës përmes kësaj proteste është të sfidoj vetën dhe të bind s amë shumë shqiptarë për të protestuar.

Protesta kërkojnë organizim politik, shoqëria civile nuk mund ta ndryshojë. Ka shumë rëndësi se kush e organizon protestën, të jetë i besueshëm.

Mazhoranca është përpjekur të margjnalizojë çdo gjë, do të mundohet të bëjë edhe kësaj radhe kështu që ka rëndësi se kush e organizon atë që të jetë sa më i besueshëm.

Opozita e ka për detyrë të jetë me i besueshëm, prandaj ka rëndësi se kush shkon aty. Pra, është një test politik se si do të organizohet ajo, a do të jetë protestë ndryshe ose jo, çfarë do të prodhojë, nëse arrin të krijojë besueshmërinë e asaj pjese të qytetarëve që nuk janë votues të PD, dhe të shkoj përtej oborrit të saj politik.

Nëse opozita do të bind sa më shumë qytetare dhe e ka seriozisht me çështjen e qeverisjes, luftimit të korrupsionit padrejtësive, etj, kjo do të sjell produkt në protesta. Opozita duhet të tregojë vetën, sfida është krijimi i besimit te shqiptarët.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top