Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e mbajtur sot, emërimin e Abigeila Voshtinës si drejtoreshë të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Nga detyra është liruar Zana Çela, e cila drejtonte këtë institucion deri më sot. Kujtojmë që Voshtina ka mbajtur për afro 8 vite postin e drejtoreshës Artistike të TOB. Ajo u përzgjodh mes 7 kandidaturave në një komision të ngritur nga Ministria e Kulturës.
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË TEATRIT KOMBËTAR TË OPERËS, BALETIT DHE ANSAMBLIT POPULLOR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Znj. Zana Çela, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Abigeila Voshtina emërohet drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
0 Comments: