MC Networking

Kalonte emigrantë në mënyrë të paligjshme, arrestohet 58-vjeçari në Shkodër

Një person është vënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi është kapur duke ndihmuar dy emigrantë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm kundrejt fitimit.

Strukturat e DVKM Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Hoti 2”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi T. B., 58 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në aksin rrugor “Bajzë – Hot”, me  një automjet  tip  “Ford”, me të cilin transportonte 2 emigrantë pakistanezë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e tyre, me destinacion final vendet e BE-së.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top